Gjykata e Tiranës ka reaguar pas akuzave të rënda të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri ndaj gjyqtarit të kësaj gjykate, Arian Aliaj.
Sipas gjykatës, deklarata e ministrit të Brendshëm është fyese dhe denigruese ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj,iI cili ushtron të drejtën ligjore dhe kushtetuese.
Deklarata te tilla,- thonë gjyqtarët e Tiranës- përbëjne cënim të Pavarësisë dhe Integritetit të gjykatës.
Sipas tyre, qasje të tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Çdo sulm i kesaj natyre, thonë gjyqtarët e Tiranës, është tejet shqetësues, përbën: Intimidim të trupës gjyqësore; Ndërhyrje në proçesin e rregullt ligjor; Shkelje te vetë detyrimeve ligjore e Kushtetuese.
Ata i kujtojnë ministrit se rikthimi i Aliajt në detyrë është bërë me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe KLD-ja në vitin 2009 ka vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Rama s’e mban dorën/ Ja çfarë shkruan për gjyqtarin që pezulloi Çakon