Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë e pretenduara gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij, dy ditë para zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, dy vite më parë.


Media greke, Kathimerini, raporton se Gjykata ka caktuar datën 26 Qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.

Sipas Belerit, ky vendim i GHjykatës Europiane është një shfajësim.

“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh”, tha eurodeputeti Fredi Beleri.

Nëse një marrëveshje nuk arrihet, GJEDNJ do të ftojë palët të paraqesin argumentet e tyre në gjykatë.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT