Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg ish-presidentin Meta të arrestuar 3 ditë më parë, ndaj të cilit rëndojnë 3 akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.
Po ashtu, Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Masa ka ndryshuar për Piro Xhixhon, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje
Seanca e sotme nisi rreth orës 9 dhe u shoqërua nga momente të forta tensioni.