Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua pak kohë më parë në Bashkinë e Tiranës.
Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Por pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata nuk e ka pranuar.
Zonjat kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta detyrojë t’i regjistrojë dy fëmijët.
Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.