Gjykaka e Lartë ka dhënë masën detyrim për paraqitje për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, i cili akuzohet për plagosje me pasoja të rënda, ngjarje e ndodhur me 5 shtator 2015, ku Prenga u përfshi në konflikt me pjesëtarë të familjes Cala në Kurbin. Gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndërkohë që e ka lënë në masën “Detyrim për paraqitje”, ku çdo të hënë duhet të paraqitet në këtë gjykatë në orën 10.00.