Jamarbër Malltezi ka ankimuar vendimin e gjykatës për masën e sigurisë dhënë ndaj tij, “arrest me burg”.
Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u arrestua nga autoritetet në datën 21 tetor në aeroportin e Rinasit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.
Për Malltezin është dhënë edhe urdhri për sekuestrimin e pasurive të tij, mes të cilave apartamente në zonën ku ndodhej ish-kompleksi sportiv.