Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale, ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky vendim u dha nga një ‘gjykatë turpëruese dhe e paturpshme.’
Ai është shprehur se Specialja e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.
“Një veprim i ulët e renga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, shkruan Rama në rrjetin social “X”./Opinion.al