Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Apeli la në fuqi masën e ‘arrestit në shtëpi’ për Muçën, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë.
Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS gjatë kohës së tij si drejtor IT në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Tiranës njoftoi më datën 9 prill marrjen në hetim të Ervin Muçës në cilësinë e drejtorit të IT në Policinë e shtetit për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
Menjëherë ai u shkarkua nga detyra që mbante prej drejtorit të përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Për këtë çështje është ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, në të cilën dëshmoi edhe Muça pa praninë e kamerave.