Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Apelit i jep një fitore të përkohshme Trump për gjobën prej 454 milionë dollarë

2024/03/25 at 5:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Gjykata e apelit në Nju Jork vendosi të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarësh nga ish Presidentit Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve të ardhshme. Depozitimi i kësaj shume brenda 10 ditësh do të parandalonte sekuestrimin e pronave të tij.


Zhvillimi i të hënës ndodhi pak para se Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James të fillonte procedurat për të marrë nga ish presidenti shumën e gjobës. Avokatët e zotit Trump i ishin drejtuar gjykatës së apelit për të ngrirë vendimin e Prokurores James, duke argumentuar se është “praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financiar i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.

Më poshtë njoftimi i botuar më herët për këtë çështje.

Sot skadon afati që ish-presidenti Donald Trump të depozitojë garancinë financiare prej 454 milionë dollarësh, në mënyrë që të ketë të drejtë të apelojë dënimin për padinë civile. Në vendimin e tij duke e shpallur fajtor, gjykatësi në Nju Jorku thekson se zoti Trump komplotoi prej vitesh për të mashtruar bankat dhe kompanitë e sigurimeve, duke fryrë artificialisht vlerën e pasurive në deklaratat financiare që u përdorën për të përfituar kredi të leverdishme.

“Zonja dhe zotërinj, unë jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë të madh përsëri”.

Nga ky moment kur zoti Trump njoftoi për kandidaturën e tij për President më 16 qershor të vitit 2015, një nga çështjet më të debatuara ka qenë edhe pasuria e ish Presidentit të 45-të amerikan.

Pasuria e tij u rikthye në vëmendjen e publikut pas vendimit të një gjykate të Nju Jorkut kur ai u dënua se ka mbivlerësuar vlerën e pronave të tij me qëllim mashtrimin e bankave dhe kompanive të sigurimeve.

Avokatët e zotit Trump nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Në disa raste, vlerat e raportuara nga zoti Trump u kundërshtuan në procesin gjyqësor të Nju Jorkut, të cilin miliarderi i pasurive të paluajtshme e ka apeluar.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘Truth Social’, zoti Trump tha se ai ka “pothuajse pesëqind milionë dollarë në bankë”. Në dëshminë e tij në gjykatë në muajin prill të vitit 2023, përballë Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, ai tha se kishte “më shumë se 400 milionë dollarë në bankë”.

Një deklaratë e gjendjes financiare të 30 qershorit të vitit 2021, që ish Presidenti Trump e dorëzoi në gjykatë, tregon se ai kishte rreth 294 milionë dollarë të depuzituar në bankë dhe në formë investimesh lehtpësisht të tërheqshme si para.

Në vitin 2022, zoti Trump raportoi të paktën 537 milionë dollarë të ardhura nga fushat e golfit dhe hotelet e tij. Ai deklaroi 30.4 milionë dollarë nga honoraret, 26.5 milionë dollarë nga pagesat si menaxher i pasurive të paluajtëshme dhe 61.1 milionë dollarë nga aksionet në ndërtesa si ato që ai zotëron në Nju Jork.

Zoti Trump gjithashtu fitoi 6.2 milionë dollarë nga fjalimet e mbajtura dhe mbi 116 mijë dollarë pension nga Sindikata e Aktorëve të Ekranit (SAG) dhe Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios.

Ish Presidenti Trump zotëron hotele, ndërtesa zyresh, ndërtesa banimi, fusha golfi dhe prona të tjera.

“Është një vend i jashtëzakonshëm, midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë”, thoshte zoti Trump më 23 korrik të vitit 2014 ndërsa përuroi nisjen e punimeve në objektin historik të Postës së Vjetër në Uashington për ta rikthyer në “Hotelin Trump”.

Në vitin 2022 ai raportoi 268.7 milionë dollarë të ardhura nga hoteli në Uashington. Kjo shumë përfshin edhe fitimin nga shitja e hotelit në vitin 2021.

“Ne jemi në objektin në ‘40 Wall Street’, e cila është një ndërtesë e mrekullueshme, nga më të bukurat në Nju Jork. Unë nuk duhet të paguaj qira sepse e kam në pronësi”, ishte një nga vlerësimet e bëra në muajin janar të këtij viti nga zoti Trump për ndërtesën e zyrave në qendrën financiare në Nju Jork. Ky objekt rrezikon të sekuestrohet nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, nëse deri më 25 mars ai nuk depoziton dot garancinë bankare prej 454 milionë dollarësh, pas dënimit nga një gjykatë në Nju Jork.

Një deklaratë financiare e qershorit të vitit 2021 e renditi këtë pronë, krahas disa të tjerave, si një nga pronat e tij më të vlefshme. Prona të tjera të përmendur në atë deklaratë janë edhe Kulla Trump në Manhatan dhe prona ‘Mar-a-Lago’ në Florida.

Në deklaratën financiare thuhej se pronat e tij ishin me vlerë 4.3 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa zoti Trump kishte një total prej mbi 439 milionë dollarësh borxh në kredi dhe detyrime të tjera. Ai tha se pasuria e tij neto ishte 4.5 miliardë dollarë.

Dokumenti gjithashtu thotë se klubet e golfit dhe objektet e tjera të klubeve ishin me vlerë 1.76 miliardë dollarë. Dokumenti gjithashtu thotë se ndërtesat e Nju Jorkut si ‘Kulla Trump’ dhe ‘Trump Plaza’ ishin me vlerë rreth 525 milionë dollarë dhe mbi 33 milionë dollarë dhe aksionet e tij në dy ndërtesat në pronësi të përbashkët me një kompani tjetër me emrin ‘Vornado’ kishin vlerën prej 645.6 milionë dollarësh.

Në procesin gjyqësor në Nju Jork, gjykatësi vendosi që ish Presidenti Trump kishte fryrë vlerën e disa prej këtyre pronave përgjatë viteve, duke përfshirë rritjen e vlerës së objektit në ‘40 Wall Street’ me 120 milionë dollarë në vitin 2015. Gjykatësi gjithashtu vendosi se ish Presidenti kishte mbivlerësuar edhe pronën ‘Seven Springs’, në periferi të Nju Jorkut, në qarkun Uestçester, me 147 milionë dollarë në vitin 2014.

Gjykatësi e quajti vlerën e deklaruar nga zoti Trump të pronës ‘Mar-a-Lago’ në Florida si “mashtruese” duke thënë se ajo është “ndoshta një miliardë dollarë ose më shumë” mbi vlerën e saj të vërtetë.

Platforma e rrjetit social ‘Truth Social’, e themeluar prej ish Presidentit, vlen rreth 6 miliardë dollarë, që është vlera e përbashkët me një kompani tjetër me të cilën pritet të bashkohet. Aksionet e zotit Trump në kompaninë e kombinuar aktualisht kanë vlerë rreth 3.6 miliardë dollarë. Ish Presidenti megjithatë nuk mund t’i shesë aksionet e tij, ose të marrë hua kundrejt tyre, edhe për gjashtë muaj pas përfundimit të bashkimit./ VOA



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
VIDEO/ Dani Alves lë qelinë e burgut në Barcelonë, protesta për vendimin

VIDEO/ Dani Alves lë qelinë e burgut në Barcelonë, protesta për vendimin

Arrestohet ish-drejtori i policisë së Tiranës dhe 11 persona të tjerë

Shkodër/ Vetëdorëzohet 47-vjeçari, dhunoi me sende të forta efektivin e policisë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Automjeti përplas 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë në Elbasan
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com