Gjykata pasi ka dëgjuar prej orës 10:00 deri në 12:30, prokurorinë, avokatët dhe vetë të arrestuarit pritet të japë brenda disa minutash masat e sigurisë për 23 protestuesit kuksianë që u arrestuan për djegien e kabinave tek Rruga e Kombit. Burimet thanë se ka përfunduar seanca dhe brenda pak minutash gjykatësit do të rikthehen në sallë për të komunikuar masat e sigurisë për secilin prej tyre.
Kujtojmë se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 protestues, 7 detyrim paraqitje dhe 5 arrest shtëpie.
Emrat e protestuesve per te cilet prokuroria kerkon arrest me burg
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës