Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se për të gjurmuar çdo rast të bizneseve po testohet një model i ri i inteligjencës artificiale, që do të vendoset në punë bashkë me Microsoft.
Në seancën ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, Rama njoftoi se gjatë qeverisjes socialiste kontribuesit në fondin e sigurimeve shoqërore janë 3-fishuar.
Sipas tij, tashmë qeveria është përqendruar për të rritur të ardhurat kontributive në sektorin privat.
“Ne e rivendosëm sistemin e pensioneve mbi bazën demokratike të kontributeve. Themele të reja. Rritëm me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribuues në fondin e sigurimeve shoqërore i cili është zgjeruar 3-fish sot. Janë të shkruara në buxhet…