Policia franceze ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili u ndalua javën e kaluar, për zhdukjen e vogëlushes 9 vjeçare Maelys gjatë një ceremonie dasme.
Ai po hetohet për “rrëmbim dhe ndalim personi” pas daljes së “rezultateve shkencore”.
Gjurmët e ADN-së së Maelys u gjetën në makinën e tij. 34-vjeçari pranoi se vajza mund të kishte hyrë në veturë, por mohoi ta ketë rrëmbyer atë.
I arrestuari, i cili ka precedent të mëparshëm penal për drogë kishte mohuar edhe gjatë arrestimit se vajza të kishte hyrë në mjetin e tij.
Por dyshimet e policisë i përforcoi fakti se 34-vjeçari e kishte marrë makinën për ta larë pa ceremonisë së dasmës.
34-vjeçari, mik i babait të Maelys, shpjegoi se kishte vendosur të pastronte makinën e tij sepse donte ta shiste.
Ai më pas justifikoi edhe dy gërvishtje në trup, në krah dhe në këmbë, duke pretenduar se ia kishte bërë kopshtari.
Dy hipotezat me të cilën ai shpjegon praninë e vajzës së zhdukur në makinën e tij janë: Mund të jetë futur në makinë ndërsa ishte në parkim dhe e dashura e tij kishte shkuar për të verifikuar nëse qentë ishin në mjet.
Së dyti, vogëlushja mund të jetë futur për të luajtur në sediljen e pasagjerëve të mjetit për të luajtur, duke shfrytëzuar faktin se dritaret ishin të hapura./OraNews