Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha urrejtjes në rrjete sociale shqetësim për studiuesit në Shqipëri

2023/11/28 at 10:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjuha urrejtjes në rrjete sociale shqetësim për studiuesit në Shqipëri

Në Shqipëri gjuha e urrejtjes po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale. Në diskutimet që shoqërojnë lajme të ndryshme në këto platforma, studiuesit vënë re se në mjaft raste ajo ashpërsohet deri në nxitje të dhunës dhe vrasjeve.


Kjo dukuri së fundi vihet re pas konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme. Nxitja e urrejtjes e fyerjes apo kanosjes nëpërmjet sistemit kompjuterik përbën vepër penale, por zbulimi i autorëve paraqet vështirësi.

Në Shqipëri, studiuesit po hasin gjithnjë e më shumë përdorimin e gjuhës së urrejtjes në platformat sociale të komunikimit. Ajo pason një zhvillim apo ngjarje të posaçme, e cila edhe pse mund të mos ketë lidhje të drejtpërdrejtë me vendin dhe jetën e individëve, ata përfshihen në komunikime dhe debate masive, përmes një gjuhë që mbart armiqësi dhe urrejtje.

Sipas njohësve të zhvillimeve shoqërore dhe Komisionerit për mbrojtjen nga Diskriminimi së fundi në rrjetet sociale vihet re me shqetësim përdorimi i fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes në komentet që shoqërojnë lajmet mbi konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme. Mes tyre ka thirrje të hapura për vrasje të izraelitëve apo arabëve në Gaza, dhe komentet ndahen sipas përkatësisë së palëve në konflikt.

Aktualisht monitorimi i komenteve në rrjete sociale, paraqet vështirësi për policinë, prokurorinë apo Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kur bëhet fjalë për identifikimin e autorëve, e megjithatë kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re.

“Ende nuk kemi një monitorim sepse është e vështirë të monitorohen të gjitha komentet, në të gjitha rrjetet sociale. Kur bëhet fjalë për thirrje për të vrarë apo ushtruar dhunë kundrejt grupeve të caktuara që kanë një përkatësi, qoftë kjo etnike apo fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër, këto janë të dënueshme penalisht” – u shpreh për Zërin e Amerikës Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Edmond Dragoti pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës, bën këtë vlerësim mbi gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale, që pasojnë ngjarjet mbi konfliktin e armatosur Izrael-Hamas. Disa prej tyre nxisin dhunën ndaj hebrejve dhe disa të tjera ndaj arabëve.

“Në rrjetet sociale ka një mungesë kufijsh për përdorimin e gjuhës. Në këtë kuptim i jepet liri emocionit dhe jo arsyes. Prandaj aty hasen shumë gjykime, paragjykime. Hasen drejtpërdrejt qëndrime armiqësore agresive. Mungon identiteti i tyre në shumicën e rasteve. Nuk kanë përgjegjësinë e mjaftueshme për ato që thonë. Ndërkohë që në institucione të veçanta qëndrimet janë solide, serioze, korrekte dhe pa emocione” – tha për Zërin e Amerikës Edmond Dragoti, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Në mjaft shtete që pas sulmit të Hamasit në Izrael dhe fillimit të konfliktit të armatosur bëhet thirrje për paqe. Edhe në Shqipëri pak kohë më parë u mbajt një tubim i tillë ku i drejtohej thirrja Izraelit të ndalë luftën dhe krimet ndaj popullsinë civile në Gaza.

Nga ana tjetër studiuesit vënë re se gjuha e urrejtjes që përdoret në rrjete sociale ndaj hebrejve, e cila nxit vrasje, edhe pse nuk përfaqëson qëndrimet e popullit shqiptar, ja vlen të analizohet në kufijtë e historisë. Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi i referohet ndihmës që dhanë shqiptarët për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Nga ana tjetër kjo tregon aspektin kontradiktor. Ne jemi një shoqëri që krenohemi me faktin që në sajë të mikpritjes tonë ne i kemi ndihmuar hebrejtë, në momentin e tyre më të vështirë të jetës, dhe nga ana tjetër kur lexojmë komente të tilla na japin një perceptim jo shumë të qartë dhe të drejtë të popullit tonë karshi këtij populli” – vijoi Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në Tiranë komuniteti fetar hebraik 10 vjet me parë ka hapur një sinagogë. Sokol Pirra përfaqësues i këtij komuniteti i tha Zërit të Amerikës se komentet në rrjetet sociale që frymëzojnë dhunë ndaj hebrejve duke marrë shkas nga lufta Izrael -Hamas, nuk e dëmtojnë bashkëpunimin me komunitetet e tjera fetare në Shqipëri.

“Ka ardhur Baba Mondi në Sinagogë, po ashtu dhe reu mysliman. Kemi ngrënë shabat bashkë. Njëkohësisht dhe ne kemi qenë në çdo festë që bëhet në Shqipëri. Rabini Joel Kaplan ka qenë shumë herë në komuntetin mysliman, me Baba Mondin, me katolikët, ortodoksët që do të thotë përcjell mesazhin se ne jemi shumë komunikues më njëri-tjetrin. Nuk ka gjë më të bukur”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Sokol Pirra, përfaqësues i komunitetit hebre në Shqipëri.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mendon se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, e orientuar në disa raste kundër hebrejve dhe në disa raste të tjera kundër palestinezëve në rastin e konfliktit Izrael-Hamas merr shkas në pjesën më të madhe nga dezinformimi.

“Dezinformimi është një nga pikat kyçe që ushqen në mënyrë të përhershme gjuhën e urrejtjes dhe kur vëmendja mediatike përqendrohet në një situate, ajo pastaj shprehet dhe sot njerëzit kanë mundësi të shprehin mendimet e tyre duke përdorur të gjitha platformat dhe është më e dukshme kjo gjë. Ju sjell në vëmendje ngritjen e shumë teorive konspirative gjatë pandemisë që lidhnin shumë situata me hebrejtë”- vijoi Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Edhe pedagogu Edmond Dragoti thotë se informacioni i pasigurt dhe i paqëndrueshëm është lehtësisht i interpretueshëm.

“Njerëzit besojnë gjërat që bien në sy, gjërat e veçanta pavarësisht se sa të vërteta janë ato dhe këto është shumë e lehtë t’i interpretosh dhe t’i kthesh në bazën e një armiqësie ose të një agresiviteti të caktuar”- vijoi Edmond Dragoti, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Nxitja e urrejtjes, fyerja dhe kanosja me motive të racizmit, etnisë, fesë apo kombësisë dhe ksenofobisë nepërmjet sistemit kompjuterik janë vepra penale. Kodi Penal parashikon gjobë dhe dënime nga 2 deri në 10 vjet burg. Por grupime shoqërore që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut vënë re së Kodi Penal duhet përmirësuar në këtë drejtim. Konkretisht Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sugjeron se në kushtet kur po diskutohet mbi hartimin e një Kodi të ri Penal nevojiten dispozita më të qarta që adresojnë gjuhën e urrejtjes me mjetet dixhitale, duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike./ VOA



Ju sugjerojmë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Para
Horoskopi për sot, 2 tetor 2023

Horoskopi për sot, 29 nëntor 2023

Shqipëria feston 79-vjetorin e Çlirimit

Shqipëria feston 79-vjetorin e Çlirimit

Moti/ Reshje shiu dhe ngrica në zonat malore, çfarë do të sjellë moti pas mesditës

Moti/ Reshje shiu dhe ngrica në zonat malore, çfarë do të sjellë moti pas mesditës
















TE FUNDIT

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
13 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet në një hotel jashtë funksionit....

Lexo më shumë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com