Xhamia e fshatit Geraj në Preshevë është gjobitur për shkak se më 28 nëntor të vitit 2014 në minaren e saj u ngrit flamuri shiqptar. Gjykata e Preshevës ka vënë 300 euro gjobë. Imami Nexhat Jashari është habitur nga ky vendim, i marrë mbi ligjin për “përdorimin e simboleve të palejuara”.
Ai thotë se xhamia nuk mund të ruhet 24 orë dhe nuk e di se kush mund të jetë ngjitur në minaret për të ngritur flamurin. Serbia e ka ndaluar me ligj përdorimin e simboleve të që i përkasin një shteti tjetër