Pas lajmit ku përmendet edhe emri i Shefqet Kastratit si biznesmen që i është vënë gjobë ka ardhur edhe reagimi nga kompania me të njëjtin emër që drejton z. Kastrati.
Në sqarimin e saj “Kastrati Group” hedh poshtë këtë pretendim të prokurorisë. Sipas njoftimit “lajmi i publikuar në media të cilat i referohen burimeve të prokurorise nuk kanë të bëjë me Z. Shefqet Kastrati, kompaninë Kastrati Group dhe asnjë person tjetër që ka lidhje me ta”.
Kastrati Grup thotë se perfaqesuesit e kësaj kompanie nuk kane pasur asnjë kontakt, bisedë, presion apo shantazh nga asnjë person, madje personat e përmëndur në lajme si Emiljano Shullazi etj, nuk i kane njohur kurrë.
Sipas tyre prokuroria, policia dhe asnjë strukturë tjetër ligjzbatuese nuk është njoftuar prej tyre dhe as nuk eshte pyetur apo te jete kerkuar verifikim per kete aludim. Ndaj kjo kompani i kerkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisi menjëhërë hetimet rreth mënyrës së shpërndarjes së kësaj shkrese dhe lajmi qe ata e konsiderojne të pavërtetë.