Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO s’i hoqi masën e sigurisë, Berisha: Për Ramën dhe mercenarët e tij ndalimi i daljes jashtë vendit s’është heqje lirie

2023/11/09 at 2:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
GJKKO s’i hoqi masën e sigurisë, Berisha: Për Ramën dhe mercenarët e tij ndalimi i daljes jashtë vendit s’është heqje lirie

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së për lënien në fuqi të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe për bllokimin e pasaportës që e ndalon të largohet nga vendi.


Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se në bazë të Kushtetutës deputetit nuk mund ti hiqet liria në çdo lloj forme pa autorizimin e Kuvendit.

Më tej ai theksoi se: “për Ramën dhe mercenarët e tij dalja vendit nuk është heqje lirie”.

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha:

E hapim këtë konferencë me këtë foto, ku paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën për ta.

Të dashur miq, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larove të tij.

Dje, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.

Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë.

Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba. Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta.

Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.

Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.

Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.

Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.

Edi Rama është i tmerruar nga beteja pa kthim e opozitës në parlament për të drejtat kushtetuese.

Kurse larot e tij, kafshët e fermës oruelliane, gjykatësja kriminele, e shkarkuar nga Sali Berisha si keqbërëse për korrupsion, Gjoka; prokurori xhelat i Sigurimit të Shtetit, Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit, iniciativë e Sali Berishës, asokohe president republike, dhe që qëndron sot në detyrë si një zuzar, pa ligj dhe moral, në dhunim flagrant të ligjit organik të prokurorisë, i cili i bazuar në nenin 6 të Kushtetutës, e nxjerr jashtë shërbimi këtë kriminel për të shkuarën e tij të zezë; prokurorja Enkeleda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit, dhe që si skllave e Taulant Bego Yaris, mban prej vitesh në sirtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dosjen e padisë kudnër Taulant të saj, duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Bego Yaris, në mënyrë që ai të mos ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për Taulantin e saj.

Si përfundim, për bastardin e xhelatit Kristaq Rama dhe grupin e tij të strukturuar kriminal, banorë të fermës së Oruellit, liria e lëvizjes nuk përbën liri dhe ndalimi i saj nuk përbën formë heqje lirie.

Ndërkohë që për BE, liria e lëvizjes përbën lirinë e dytë themelore të qytetarëve evropiane.

Në të gjitha manualet dhe komentarët, liria e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit përbën një nga liritë më kryesore të individit dhe garantohet në aktet më themelore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Traktatin Bazë të BE si dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Këto akte antikushtetuese provojnë edhe njëherë vendosjen e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama dhe klika e tij.

PD zotohet se së bashku me shqiptarët do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka lidh dhe as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë.

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
“Po lidhja thasët e barutit kur ndodhi shpërthimi”, dëshmon në GJKKO punonjësi i Gërdecit: Isha 3 deri në 7 metra larg 

“Po lidhja thasët e barutit kur ndodhi shpërthimi”, dëshmon në GJKKO punonjësi i Gërdecit: Isha 3 deri në 7 metra larg 

U penguan nga Garda gjatë punës në Parlament/Gazetarët letër Nikollës dhe Ballës: Ju lutemi ndërhyni! 

U penguan nga Garda gjatë punës në Parlament/Gazetarët letër Nikollës dhe Ballës: Ju lutemi ndërhyni! 

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat, AMP dërgon në prokurori dy efektivët për “shpërdorim detyre” 

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat, AMP dërgon në prokurori dy efektivët për “shpërdorim detyre” 
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com