GJKKO ka vendosur të shtyjë sërish seancën për dosjen “Partizani”.
Pas këtij vendimi, avokati Genc Gjokutaj ka dalë me një prononcim për gazetarët, ku thotë se
vendimmarrja u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.
”Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake.
Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel.
Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale”, tha Gjokutaj.