Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO sekuestron pasurinë dhe aksione të Ilir Rrapajt 

2024/02/08 at 1:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua për koncesionin e sterilizimit,biznesmeni Ilir Rrapaj ankimon masën e sigurisë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregtare të Ilir Rrapajt, biznesmenit që ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit. 

“Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë. 

Siç kemi njoftuar më parë opinionin publik, në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale edhe shtetasi Ilir Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. 

Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregëtare. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, ka pranuar kërkesën duke caktuar masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive si më poshtë: 

Pjesës takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Service” Shpk, me numër Nipti L51910021C; 

Shoqërisë “Investital Llc”, e regjistruar në Agjencinë e Biznesit në Kosovë; 

Shoqërisë “Globalsher” Shpk, me numër Nipti L62120029D, dhe asetet e saj, me ortak të vetëm personin nën hetim Ilir Rapaj; 

Në zbatim të vendimit të mësipërm, më datë 02.02.2024,  në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi  i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Shpk, konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të hetuarin Ilir Rrapaj. 

Në datë 06.02.2024, në zyrën qëndrore të Shoqërisë “Saniservice” shpk, në prani të Administratorit, u ekzekutua vendimi nr. 46, datë 22.01.2024, për sekuestron e 40% të kuotave që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, në pronësi dhe me përfaqësues shtetasin Ilir Rrapaj. 

Në datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” shpk, duke bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme. 

Në vijim, janë sekuestruar llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretisht është sekuestruar llogaria me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë). 

Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie. 

Gjithashtu, në qytetin e Vlorës është sekuestruar edhe një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk”, thuhet në njoftim. 

Kujtojmë se Rrapaj akuzohet dhe po hetohet për veprën penale “Mashtrim”, me pasoja të rënda. Ai fitoi koncensionin e sterilizimit në dhjetorin e vitit 2015 me vlerë 100 milionë dollarë./Opinion.al 

Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Para
Mbikqyrte gruan me kamera, burg për Asqeri Mandrin: Nuk e kam dhunuar, më thoshte ik puno natën tek…

Mbikqyrte gruan me kamera, burg për Asqeri Mandrin: Nuk e kam dhunuar, më thoshte ik puno natën tek…

Dhunimi i 81-vjeçarit në banesën e tij/ Zbardhet ngjarja në Korçë. Policia arreston autorin

Dhunimi i 81-vjeçarit në banesën e tij/ Zbardhet ngjarja në Korçë. Policia arreston autorin

Opinion/Shqiptarët që lanë gjurmë në botë! (30 Nëntor 2023)

Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, arrestohet administratori i firmës ndërtuese

TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
12 Qershor, 2025

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com