Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Avokatët e Berishës parashtruan argumentet e tyre se Berisha duhet të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare.
Pas përfundimit të seancës avokati i Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se pala e ish-kryeministrit do të vazhdojë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim.