Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin e bërë nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj për kontrollet e ushtruara në datën 6 Dhjetor.
Familjarët e ish-kryebashkiakut kishin ankimuar vendimin që lejoi kontrollet si të paligjshëm dhe pa shkak ligjor.
Më herët Gjykata e Posaçme ka rrëzuar edhe kërkesat e bëra nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe i vëllai i tij, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtuan sekuestrot e bëra gjatë kontrolleve në 6 Dhjetor.
Tv Klan