Me urdhër të SPAK, GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Tiranë.
Klan News mëson se masa e “arrestit me burg” është caktuar ndaj 5 prej tyre.
Sipas të dhënave të deritanishme, masat e sigurisë të ekzekutuara tashmë janë përkatësisht kështu:
5 persona “arrest me burg”
10 persona “arrest në shtëpi”
9 persona “detyrim paraqitje”
Paraprakisht mësohet se ata akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim detyre dhe korrupsion.