Janë zbardhur emrat e 24 punonjësve të Universitetit Bujqësor në Kamëz, për të cilët janë lëshuar 24 masa sigurie me urdhër të SPAK.
Sipas të dhënave të deritanishme, masat e sigurisë të ekzekutuara tashmë janë përkatësisht kështu:
–5 persona “arrest me burg” (Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Piro Zoga)
–10 persona “arrest në shtëpi” (Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda)
-9 persona “detyrim paraqitje”
Paraprakisht mësohet se ata akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe korrupsion.