Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj, Vangjel Dule ka mbërritur sot në burgun e Fierit, ku do të takojë kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Kujtojmë se Beleri u dënua nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg, pasi akuzohet për veprën penale të shitblerjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kur ai garoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë’”.
Avokatët e Belerit e kanë çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese pasi Beleri kërkon të betohet si kryetar i Bashkisë Himarë.