Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

2025/06/16 at 5:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre.


Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 – një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë – nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Por, sot, në këtë listë bie në sy mungesa e një arme moderne vdekjeprurëse: dronët e armatosur.

“Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë.

Rregulla të reja të lojës së luftës

Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë.

Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme – nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme – dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.

Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim nga kjo.

Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi – së paku tash për tash – marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar.

Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë.

Sipas deklaratave të zyrtarëve, me kapacitetin aktual, ky vend mund të prodhojë rreth gjysmë milioni mini-dronë në vit.

Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake.

Me një buxhet të kufizuar ushtarak, ai ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia dhe është duke investuar në blerjen e dronëve shtesë, të destinuar për mbikëqyrjen e kufijve.

Gjithashtu ka njoftuar se do të prodhojë edhe vetë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike.

Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë.

Së voni, Turqia i ka dhuruar një sistem bllokimi të dronëve dhe i ka premtuar dy dronë Bayraktar.


Kosova – ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit – ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht Bayraktarë nga Turqia.

A mund të rregullohet kjo çështje?

Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Prlenda, beson se dronët pa pilot duhet të përfshihen ose si një kategori e re, e gjashtë, ose të përfshihen në klasifikimin ekzistues të avionëve luftarakë.

“Megjithatë, këto propozime janë bllokuar, sepse, për momentin, nuk ka vullnet politik nga ana e nënshkruesve për ta bërë një gjë të tillë”, thotë Prlenda për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2015, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila deri atëherë e ka mbikëqyrur zbatimin e saj.

“Që nga ajo kohë e këndej, presioni i drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar mbi zbatimin dhe ndryshimet e mundshme, nuk është më i mundur. Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Prlenda.

Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.

Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtit avionë.

Edhe pse të gjitha vendet janë shumë më poshtë numrit maksimal të ushtarëve dhe armatimit të rëndë, të dakorduar rreth tridhjetë vjet më parë, balanca e forcave ka ndryshuar më së shumti në lidhje me dronët ushtarakë.

“Situata me dronët është mjaft e ndërlikuar, sepse ka një numër të madh të kategorive të ndryshme. Dronët e vegjël komercialë janë relativisht të lehtë për t’u modifikuar. Mund të flasim vetëm për ata më të mëdhenjtë, që mund të klasifikohen si avionë luftarakë”, thotë Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi.

Qielli pa kufij

Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne.

Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë.

“Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë.

Vendet e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës – nga Oqeani Atlantik deri tek Uralet – nënshkruan në fund të vitit 1990 Marrëveshjen për forcat konvencionale në Evropë (CFE), por Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje në vitin 2007.

Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.

“Ajo i ka shërbyer qëllimit të saj. Është miratuar në kohën më kritike. Shtetet që e kanë nënshkruar, nuk kanë qenë kurrë afër përmbushjes së kuotave të përcaktuara. Nevojitet përditësim jo vetëm i kësaj marrëveshjeje, por edhe i Dokumentit të Vjenës, CFE-së dhe çështjeve të armëve bërthamore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Samarxhiq, admiral në pension i Ushtrisë së Malit të Zi.

Sa u përket dronëve ushtarakë, Samarxhiq thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë ata dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.

Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve.

Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron./REL



Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Para
Hoteleria, një sektor në zhvillim/INSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

Hoteleria, një sektor në zhvillim/INSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

"Thyhet" Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
















TE FUNDIT

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com