Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithë llogaritë/ Ja çfarë pritet të ndodhë me qeverinë Rama

2016/07/18 at 9:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i energjisë elektrike është ulur? Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Edi Rama ka nisur betejën e gjetjes së 71 votave në Parlament tashmë që Ilir Meta iku nga koalicioni.

Rama ka mbledhur mbrëmë tek vila qeveritare në Durrës disa ministra dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Asnjë informacion nuk ka dalë prej andej. Ajo që dihet është se PS tashmë po kalkulon dhe po punon për të marrë disa deputetë të pavarur apo të larguar më parë prej tij.

kalkulimet

Nëse kreu i LSI­-së, Ilir Meta, do të kërkojë të krijojë një qeveri teknike, ai duhet të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë, duke propozuar
kryeministrin e ri.

Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.

Por këtë propozim duket se e kundërshtojnë socialistët, të cilët përmes disa eksponentëve të tyre kanë mbështetur idenë e zgjedhjeve të
parakohshme nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi.

Për të shmangur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mund të jetë vetë Rama që të kërkojë një mocion besimi të qeverisë. Nëse qeveria merr 71
vota dhe merr besimin e Parlamentit, ajo vijon punën.

Nëse nuk i merr këto vota, merr më pak se 71, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Por për të shmangur mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, deputetët socialistë, që duhet të kenë siguruar 71 vota në Kuvend, do të
votojnë kundër qeverisë së tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe këtë kryeministër.

Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit”, thuhet në pikën 1 të nenit 104 të Kushtetutës.

Por pika 2 e këtij neni gati sa nuk i përplas palët në afate. “Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”, thuhet në pikën 2 të nenit 104 të Kushtetutës. Kjo do të bëjë që kryeministri të depozitojë sa më parë, mundësisht sot në mëngjes, kërkesën për mocion besimi ndaj qeverisë së tij, për të mos i lënë radhë Ilir Metës të depozitojë mocionin e mosbesimit, i cili mund ta rrezikonte atë me një kryeministër tjetër.

Por në krye të Kuvendit është Ilir Meta dhe depozitimi i kësaj kërkese do të bëhet pranë zyrave të Kuvendit. Shpejtësinë e depozitimit të mocioneve e bën garancia e votave që palët duhet të kenë në Kuvend. Aktualisht Partia Socialiste ka 59 deputetë të sigurt në votën e tyre. /Panorama

Ju sugjerojmë

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
Aktualitet

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

18 Maj, 2025 3:00 pm
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

18 Maj, 2025 2:45 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!

18 Maj, 2025 2:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

18 Maj, 2025 1:55 pm
Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim
Bota

Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

18 Maj, 2025 1:45 pm
Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
Aktualitet

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 1:26 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

18 Maj, 2025 1:12 pm
Para
Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Pengmarrja/ Kthehet vetë marinari i marrë peng, mister fati i kapitenit

Pengmarrja/ Kthehet vetë marinari i marrë peng, mister fati i kapitenit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
18 Maj, 2025

Policia e Shkodrës nga kontrollet e ushtruara ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin...

Lexo më shumë

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
18 Maj, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai do të marrë mandatin e...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
18 Maj, 2025

Ka mbaruar në Parkun Olimpik numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat dhe në Vlorë. Kujtojmë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com