Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjirokastër, përkujtohet 89 vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

2025/01/28 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjirokastër, përkujtohet 89 vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Në Gjirokastër u shënua sot 89 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.Ndryshe nga përvjetorët e tjerë 28 janari i këtij viti është i pari pa Kadarenë , i cili u nda nga jeta korrikun e vitit të shkuar. Miq të shkrimtarit vlerësojnë lart figurën e tij ndërsa në shtëpinë e lindjes kthyer në muze qindra vizitorë prekin nga afër jetën e Kadaresë dhe veprat e tij letrare.

Në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare në Gjirokastër rrjedh sot një lumë njerëzish. 89 vjetori i lindjes këtë vit është i pari pa Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta, korrikun e vitit të shkuar.

“Ismaili duket se është i pranishëm dhe koha po tregon se për atë nuk ka vdekje”, thotë Thanas Dino, një nga miqtë e shkrimtarit.

“Këtë kohë në të gjitha bisedat Ismaili ishte si i pranishëm. Ne flisnim për të sikur të ishte në këtë jetë, sikur të mos kish fjetur nga kjo jetë. Gjirokastra është një qytet që e ruan si në gur, pak të ftohtë por të sigurtë, njeriun. Si e tregoi koha ai është një njeri që nuk ka vdekje”

Autoriteti që krijoi Kadare, thotë më tej zoti Dino është i ngjashëm me institucionin e shtetit dhe të kombit. Ai vlerëson vecanërisht kontributin e tij për Kosovën si dhe mbështetjen e aspiratës europiane të shqiptarëve.

“Autoriteti që krijoi Ismail Kadare ishte një lloj institucioni i ngjashëm me institucionin e shtetit dhe të kombit. Maft të kujtojmë përpjekjet e mëdha të tij për cështjen e Kosovës ose orientimin e tij për ta kthyer popullin e vet në krahuan europian duke mbuluar dhe duke anashkaluar paragjykimet historike që ndodhën mbi këtë vend”

Zoti Dino thotë se vepra e Ismail Kadaresë, ndonëse është krijimtari e një shkrimtari të madh, nuk është e ndërlikuar, por përkundrazi e thjeshtë për lexuesit.

“Për veprën e tij krijuese mund të themi këtë që edhe pse është një shkrimtar i madh ai nuk është një shkrimtar i vështirë, si ka ndodhur me disa shkrimtarë të mëdhenj të botës. Përkundrazi ai është një shkrimtar i lehtë, se ka një gjuhë shumë të transmetueshme, shumë të fildishtë dhe nëntekstet e tij politike apo ideologjike që donte të kalonte janë të kuptueshme për lexuesin”

Vetë Kadare i ka bërë një shërbim të madh veprës së tij letrare duke e shpjeguar herë pas here thotë zoti Dino.

“Ismaili, sikur ta ndjente këtë gjë është një shkrimtar që e ka pajisur veprën e vet me komentarin e saj. Ai ka lënë vepra të tij në fushën e eseve apo sprovave, intervistat dhe shënime të shumta që janë shpjeguesi më i mirë i veprës së vet”

Shtëpia e lindjes së Kadaresë, kthyer në muze, është një nga objektet më të vizuata në qytetin historik që mbrohet nga UNESCO.

Shumë njohës të veprës së shkrimtarit vijnë tek shtëpia dhe lexojnë faqe nga vepra e tij, thotë udhërrëfyesi Bruno Pjetri.

“Vizitorët në masën më të madhe i njohin veprat e shkrimtarit dhe kërkojnë të mësojnë më shumë duke i parë nga afër ato që ai ka pëshkruar sidoms tek romani “Kronikë në gur” , thotë zoti Pjetri.

“Kryesisht vizitorët duan të prekin nga afër ato objekte origjinale që shkrimtari ka përmendur në romanin “Kronikë në gur”. Duan të shohin nga afër ku ka lindur gjeniu i letrave shqipe, duan të shohin nga afër sterrën e ujit, duan t`i “flasin” asaj si i “fliste” shkrimatri në fëmijërinë e tij që e përshkruan në librin Kronikë në gur” , duan të shohin burgun e shtëpisë, vendstrehimin për shkak të bombardimeve…”

Gjirokastra ishte mësuar t`i shënonte ditëlindjet e Kadaresë duke bashkuar urimet me leximet e veprës së tij.

Tani që Kadare nuk jeton më, i madh dhe i vogël në qytetin e tij të gurtë shprehin nga zemra mirënohjen për shkrimtarin e madh shqiptar dhe krijimtarinë e cmuar që ai la pas./voa

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më krim në Itali

Kryeministrja Meloni vendoset nën hetim nga autoritetet italiane: Nuk frikësohem!

Lionel Messi zbulon dy personat më me ndikim në karrierën e tij

Lionel Messi zbulon dy personat më me ndikim në karrierën e tij

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kosovë

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kosovë

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com