Bashkia e Gjirokastrës ka nisur punën për restaurimin e shtëpisë së lindjes së diktatorit, Enver Hoxha.
Për punimet është parashikuar një fond prej 35 milionë lekësh të vjetra. Në këtë objekt është vendosur prej vitesh Muzeu Etnografik i Gjirokastrës.
Kryesisht ndërhyrja është fokusuar tek çatia e objektit, për të vijuar më pas edhe në brendësi të tij.