Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Bulo të Gjirokastrës. Një lopë ka lindur një viç me dy koka, ngjarje e rrallë e cila i ka ndodhur lopës së Arben Kamos.
Për shkak të sforcimeve të shumta, fatkeqësisht lopa ngordhi pasi e kishte të pamundur ta lindte viçin në mënyrë natyrale. Megjithatë, çudia ndodhi kur të pranishmit e therën lopën. Ata u habitën nga ajo çfarë panë në barkun e saj: një viç me dy koka! Mendohet se kjo ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes së lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara./IntvAlbania