Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç dhe një automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.