Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Mësohet se trupi është gjetur në vendin e quajtur Përroi i Dunavatit, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Policia është njoftuar që prej dy orësh, por për shkak të terrenit deri më tani uniformat blu ende nuk kanë arritur të nxjerrin viktimën nga Përroi i Dunavatit.
Dyshohet se viktima mund të jetë rrëzuar në përrua dhe të ketë gjetur vdekjen aksidentalisht./ Opinion.al E.Xh.