Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri padit në prokurori 3 ish-ministra të PD-së

2015/12/29 at 12:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Raporti/ Avokatja e Shtetit: Ja si CEZ vidhte shqiptarët duke i mbifaturuar

TIRANE- Ministri i Energjisë Damian Gjknuri bën përgjegjës paraardhësit e tij, ish-ministrat e PD-së për privatizimin e OSSH-së. Ai ka çuar sot dosjen në prokurori me kallëzime penale për Genc Rulin, Ridvan Boden dhe Florion Mimëm.


Po ashtu MEI ka kallëzuar edhe  ish-zv.ministrat Bozdo e Alibali dhe ish-këshilltaren e Berishës Suzana Guxholli. Sipas Gjiknurit, me privatizimin e OSSH tek çekët e CEZ ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milion euro”.

MIE e nis njoftimin e saj me akuza ndaj KLSH që drejtohet nga Bujar Leskaj, institucion që e çoi pak muaj më parë për ndjekje penale Gjiknurin pikërisht për çështjen e CEZ.

“Ministria e Energjisë shpresoi se ky proces, së bashku me shkaqet e lindjes së konfliktit me CEZ Shpërndarje, do të auditoheshin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por fatkeqësisht, KLSH në shkelje të standardeve ndërkombëtare të auditimit, kontrolloi vetëm procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri.

Nis nga ky fakt, thotë ministria, audituam vetë procesin e privatizimit të OSSH. “Mbi bazën e një analize të detajuar konstatohet se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria e asaj kohe, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera”.

Më tej thuhet se “Qeveria i ka garantuar CEZ a.s. përfitime materiale të padrejta, dëme këto që kanë rënë në kurriz të konsumatorëve”.

Dëmet

Konstatohet se me veprimet ose mosveprimet e personave përgjegjës i kanë shkaktuar një dëm financiar që arrin në shumën 57,931,041,292 lek ose rreth 414 milion Euro buxhetit të shtetit.

  • 22,806,087,840 lek si dëm i shkaktuar nga ngritja e çmimit me pakicë. Vendim i ERE nr.100, datë 15.12.2010 ku çmimi mesatar rritet nga 8.45 në 9.53 lek/KEh.
  • 13,603,704,156 lek si pasojë financiare nga rivlerësimi i borxhit të keq, për periudhën 31.12.2007-31.05.2009.
  • 8,818,986,918 lek dëm i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitet 2012-2014, për efekt të rritjes së borxhit të keq nga 14% në 16.85%.
  • 5,980,000,000 lek dëmi i shkaktuar për falje detyrimesh për kredi afatgjata Mars 2009.
  • 2,871,232,945 lek dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitin 2011, për efekt të ndryshimit të humbjeve nga 32% në 34.65%.
  • 1,900,000,000 lek dëm nga pranimi për pagesë detyrimi i pranuar i KESH por i paargumentuar për kohën e krijimit.
  • 1,572,029,433 lek dëm i shkaktuar nga rregullimi i çmimit të marrëveshjes.
  • 379,000,000 lek dëmi i shkaktuar nga kompensimi i diferencës tarifë shitjeje energjie për vitin 2009.

TE AKUZUARIT

Genc Ruli, ish Ministër në METE dhe Neritan Alibali, ish- Zv.Ministër sëbashku me persona të tjerë, anëtarë të KVO, anëtarë të grupit të negocimit të marrëveshjes, kallëzohen pasi kanë kryer veprime e mos veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes, zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shitjes së 76 % të aksioneve të OSSH-së.

Enno Bozdo, ish-zv.Ministër në METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për propozim të akteve nënligjore, për tregues që janë kompetencë e institucioneve të pavarura rregullatore; si dhe kryerjen e veprimeve e mos veprimeve për ndjekjen e procedurave perkatëse pas heqjes së licencës së CEZ shperndarje.

Mimoza Vokshi, ish Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrës lidhur me përgatitjen (paketimin) e OSSH sha për privatizim.

Ridvan Bode, ish Ministër në Ministrinë e Financave, Suzana Guxholli, ish Këshilltare pranë ish Kryeministrit si dhe persona të tjerë, kallëzohen pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, në vitin 2012 kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE,  si dhe kanë vijuar me dhënien e miratimeve, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për vendime jashtë kompetencave të tyrë institucionale.

Florjon Mima, ish-Ministër në  METE si dhe persona të tjerë të pa identifikuar kallëzohen për kryerjen e veprimeve e mos veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, për ndjekjen e procedurave përkatëse pas heqjes së licencës së CEZ Shpërndarje.

MEI kërkon fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar, për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

SHKELJET

– nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar, por me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin, pa asnjë eksperiencë për të operuar në tregun e energjisë, pa astete të përcaktuara, duke e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin me shpejtësi të saj,

– duke ndryshuar tregues të përcaktuar në Deklaratat Rregullatore, e duke marrë pushteti ekzekutiv kompetenca të Entit Rregullator;

– duke kualifikuar dhe shpallur fitues ofertuesin CEZ, në shkelje të hapur të kushteve minimale të performancës teknike, të cilat ishin shpallur me parë si kritere kualifikuese, e konkretisht në shkelje të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar;

– duke negocuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania, në kundërshtim e në kapërcim të kushteve të procedurës konkuruese, të përcaktuara më parë;

– duke negociuar për treguesin e humbjeve totale, si tregues i kushteve minimale të performancës teknike, i panegocueshëm;

– duke pranuar gjatë negocimeve të kryera, të gjitha kërkesat e ofertuesit të bëra gjatë paraqitjes së ofertës teknike, nga mosnjohja e situatës, si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mosqënies së saj e gatshme për privatizim,

– mosvazhdimin e procesit për rivlerësimin e cmimit të shitjes, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në nenin 3.3, të MSA datë 11.03.2009, dëshmon qartë për një proces fiktiv, me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta, duke i sjellë atij përfitime të padrejta e të pa merituara si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut, per shumen 57,931,041,292 leke/ 414 Milion Euro.

Konstatohet se persona me autoritet shtetëror, pa asnjë tagër ligjor, kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE.

Nuk administrohet asnjë dokumentacion se mbi cfarë baze është ngritur Grupi i Punes dhe cili ka qënë qëllimi i tij. Për më tepër, mbi bazën e fakteve të mësipërme, konstatohet se këta persona, në tejkalim të plotë të kompetencave që u ngarkon ligji, kanë rënë dakort me CEZ në dëm të interesave të një kompanie tjetër publike, siç është KESH.

Gjithashtu, provohet se këta persona kanë vijuar me dhënien e miratimeve dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për një vendimarrje që nuk i takonte institucionit të tyre, por ERE-s si një institucion i pavarur, i ngarkuar me ligj, për miratimin e tarifave të energjisë elektrike.

Gjithashtu mos veprimet e strukturave përkatëse, pas heqjes së licensës, e konkretisht: – mosveprimi në drejtim të vlerësimit të aseteve të shoqërisë CEZ sha; – mosveprimi për fillimin e procedurave të shpronësimit të aksioneve, kundrejt një shpërblimi të drejtë, si dhe për mbledhjen e dokumentacionit provues; – mosmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar ndaj kompanisë CEZ për mospërmbushje të detyrimeve të saj, të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, dëmtuan rëndë pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Mos veprimet e mësipërme, kanë qenë të qëllimshme, e me pasoja të rënda për Buxhetin e Shtetit, në kuadër të përfitimeve e privilegjeve të pa drejta që i ishin lejuar shoqërisë CEZ a.s. që në momentin e shpalljes fitues për privatizimin e OSSH, duke lënë pezull problemet, si dhe duke i lënë kësaj shoqerie kohë dhe mundësi për të filluar procesin gjyqësor ndaj shtetit shqiptar, e madje duke i krijuar CEZ a.s. hapësira e argumenta edhe për ta fituar këtë proces.

 



Ju sugjerojmë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
Para
Ja makina qe Hitleri i dhuroi Zogut! Kushton 1 milion euro.

Ja makina qe Hitleri i dhuroi Zogut! Kushton 1 milion euro.

Siri/ Gratë e ISIS vrasin nënën teksa i jepte gji foshnjes

Siri/ Gratë e ISIS vrasin nënën teksa i jepte gji foshnjes

Kombëtarja/ Ja pse Berisha do të qëndrojë te Lacio

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
14 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i...

Lexo më shumë

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
14 Maj, 2025

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një zgjidhje paqësore për luftën...

Lexo më shumë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
14 Maj, 2025

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com