Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiganti i artë i Hollivudit, Kirk Douglas, ka mbushur 100 vjeç

2016/12/10 at 2:02 PM
në -Kulturë, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiganti i artë i Hollivudit, Kirk Douglas, ka mbushur 100 vjeç

Divi i kinematografisë botërore bëhet me tre shifra. Një çmim “Oscar” në karrierë dhe 75 filma, disa nga të cilët kanë hyrë në historinë e kinemasë.

Kirk Douglas, gjiganti i artë i Hollivudit, ka mbushur dje 100 vjeç. Bir i një çifti emigrantësh analfabetë rusë, ai u shndërrua një prej aktorëve më të mirë në botë, duke xhiruar 75 filma, mes të cilëve disa kanë hyrë në historinë e kinemasë si “Spartaku” me regjisor Stanley Kubrick. Asnjëherë nuk ka mundur ta fitojë çmimin “Oscar” si aktori më i mirë, gjithsesi e kompensuar me një çmim karriere në vitin 1996.

Kirk-Dagllas

Mes filmave që ka xhiruar janë “20.000 lega nën det”, “Parisi digjet?”, “Jeta apasionante e Vincent Van Gogh” (1956). Ai ka katër djem nga dy martesa, Michael 72 vjeç (aktori i famshëm hollivudian dhe Joel 69, të lindur nga martesa e parë me aktoren Diana Webster, me të cilën u divorcua në vitin 1951. Tre vjet më pas është martuar me amerikano-belgen Anne Buydens, me të cilën kanë lindur dy fëmijë të tjerë, Eric dhe Peter.

Kirk-7-640x457

Nëse karriera e tij është e pasur me suksese, jeta private e Kirk është shoqëruar me disa tragjedi që kanë lënë shenjë. Djali Eric, edhe ai aktor, ka vdekur në vitin 2004 në moshën 46-vjeçare pas konsumimit vdekjeprurës të një kombinimi mes alkoolit dhe drogës, prej të cilave ishte i varur prej vitesh. Po ashtu, Kirk u përfshi në një incident ajror mes një helikopteri, ku po udhëtonte dhe një avioni në Kaliforni në vitin 1991. Atëherë humbën jetën dy persona dhe kjo ngjaje e ka afruar edhe më shumë pranë hebraizmit. Në vitin 1996 ai u godit nga një ishemi cerebrale, e cila i mori të folurën pjesërisht, e rikuperuar pas disa muajsh terapi.

Kirk-6-640x485

Disa herë, ai dhe e shoqja kanë deklaruar se do t’ia linin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi pas vdekjes. Çifti ka ristrukturuar 400 oborre të shkollave të Los Anxhelesit dhe ka financuar ndërtimin e një qendre për pacientë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Për 100-vjetorin e tij të lindjes, Kirk-un e pret një festë e madhe në Kaliforni, e organizuar nga djali i tij Michael, me bashkëshorten bukuroshe, Catherine Zeta-Jones. Në ceremoni priten rreth 200 miq dhe familjarë./shqip

Ju sugjerojmë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/Pranga për 6 punonjës,1 nga organizatorët.Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Para
Fletë vëllai i Klement Balilit: Nuk ka urdhër arresti, ai lëviz i lirë

Fletë vëllai i Klement Balilit: Nuk ka urdhër arresti, ai lëviz i lirë

Video/ Noizy “sulmohet” nga fansja gjatë performancës, ja si reagon reperi i kapur në befasi

Video/ Noizy "sulmohet" nga fansja gjatë performancës, ja si reagon reperi i kapur në befasi

Ndodh në Durrës/ Nëna denoncon pas 21 vitesh zhdukjen e vajzës, arsyeja do t’ju habisë

Ndodh në Durrës/ Nëna denoncon pas 21 vitesh zhdukjen e vajzës, arsyeja do t’ju habisë

TE FUNDIT

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
14 Maj, 2025

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga...

Lexo më shumë

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
14 Maj, 2025

Arben Bajraktaraj ka një karrierë prej mbi 30 vitesh në aktrim, por për publikun shqiptar dhe mbarë botën do të...

Lexo më shumë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
14 Maj, 2025

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com