Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjetja e dy trupave të fundit të pajetë në Bunë, reagon policia: Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë

2024/05/07 at 4:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjetja e dy trupave të fundit të pajetë në Bunë, reagon policia: Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë

Policia e Shkodrës ka njoftuar mesditën e sotme përfundimin e operacionit pas gjetjes së trupave të pajetë të dy fëmijëve dhe nënës.

Përmes një njoftimi zyrtarë, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se operacioni nisi menjëherë pas gjetjes së trupit të 9-vjeçares, e cila u konstatua rastësisht nga një peshkatar i zonës.

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja e trupave të 2 fëmijëve, 8 vjeç dhe 3 vjeç.

Operacioni i kërkimit ka vijuar për gjetjen edhe të trupit të 39-vjeçares, nënës së tre fëmijëve. Si rezultat i kontrolleve nga polumbarët dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Malit të Zi, u bë e mundur gjetja e trupit të Alma Arrazit, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Luarzë.

Ata shprehen se po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Përfundon operacioni për gjetjen e trupave të 2 fëmijëve dhe të nënës së tyre.

Prej orëve të mbrëmjes së datës 04.05.2024, menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9 vjeçe të shtetasve E. A. dhe A. A., nga një peshkatar i zonës, shërbimet e Policisë së Shkodrës, ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, polumbarët e RENEA-s dhe banorë të zonës që njihnin terrenin, u përfshinë në operacion për gjetjen e trupave të 2 fëmijëve të tjerë dhe të nënës së tyre, të cilët dyshohej se ishin vetëmbytur në lumin Buna.

Në operacionin që zgjati deri në orën 15:00 të datës 07.05.2024, u përfshinë edhe polumbarët dhe Policia Kufitare e Malit të Zi, pas kërkesës së bërë nga Ministri i Brendshëm, për ndihmë për të kontrolluar në territorin e Malit të Zi.

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja e trupave të 2 fëmijëve, 8 vjeç dhe 3 vjeç.

Operacioni i kërkimit ka vijuar për gjetjen edhe të trupit të 39-vjeçares, nënës së tre fëmijëve. Si rezultat i kontrolleve nga polumbarët dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Malit të Zi, u bë e mundur gjetja e trupit të shtetases A. A., 39 vjeçe, në ujrat e lumit Buna, në fshatin Luarzë.

Grupi i posacëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mesditën e sotme, ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e bashkëshortit të 39-vjeçares, shtetasit E. A., nga Policia e Shkodrës, dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ju sugjerojmë

A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

30 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
Ali Ahmeti në “Opinion”: Po synojnë eliminimin tim politik

Ali Ahmeti në "Opinion": Po synojnë eliminimin tim politik

Ushtria izraelite merr nën kontroll kalimin kufitar me Egjipitin në Rafah

Ushtria izraelite merr nën kontroll kalimin kufitar me Egjipitin në Rafah

Opinion – Pikëpyetjet e tragjedisë së Shkodrës! (6 Maj 2024) 

Opinion - Pikëpyetjet e tragjedisë së Shkodrës! (6 Maj 2024) 

TE FUNDIT

A po sundon Trump si një Mbret?

A po sundon Trump si një Mbret?
30 Tetor, 2025

Mbretërit sundojnë nga lindja dhe bekimi. Ata sundojnë edhe përmes frikës. Kur miliona protestues dolën këtë muaj për të thënë...

Lexo më shumë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
30 Tetor, 2025

Është vënë në pranga Marius Xhepa, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete dhe ka grabitur disa banesa në...

Lexo më shumë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
30 Tetor, 2025

Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës...

Lexo më shumë

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
30 Tetor, 2025

Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com