Një 60 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse i pastrehë ktheu në rajonin e policisë 2 mijë dollar të cilat i kishte gjetur në rrugë.
Të frymëzuar nga ky gjest, një grup të rinjsh hapën një donacion në ndihmë të zotërisë, duke mbledhur plot 5 mijë dollar. Edhe këto para i moshuari i refuzoi, duke thënë se preferonte që të dërgoheshin për bamirësi tek femijët e jetimores.