Rrufeja goditi një fushë futbolli në Gjermaninë perëndimore të shtunën, duke plagosur 35 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e kanë konfirmuar burimet zyrtare për agjencinë “DPA“. Kjo ndodhi në fund të ndeshjes së futbollit për fëmijë në Hoppstaedten, shkruan “DPA”.
Arbitri i ndeshjes së fëmijëve ishte ai që u godit drejtpërdrejt nga rrufeja dhe u dërgua me shpejtësi në spital.