Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?

2023/10/23 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?

Me bisedimet në vendet e Lindjes së Mesme ministrja e Jashtme Baerbock u përpoq të ndërmjetësojë mes aktorëvë të ndryshëm dhe për mirëkuptimin reciprok. Por mundësitë e Gjermanisë për ndërmjetësim janë të kufizuara.

Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplomacie intensive krize. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock brenda tre ditësh zhvilloi bisedime në katër vende. Qëllimi ishte: Të pengohet përhapja e konfliktit të Lindjen e Mesme. Një qëllim tjetër ishte që të zbutet sa më shumë të jetë e mundshme kriza humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj në “samitin për paqe” në Kajro Baerbock përshkroi vuajtjet dhe shqetësimet, me të cilat po përballen njerëzit në terren dhe përtej të gjithë kufijve. “Kudo në rajon shohim vuajtje dhe frikë të tmerrshme njerëzore”, konkludoi ministrja e Jashtme.

Ajo njëkohësisht përmendi arsyen se përse u krijua gjithë kjo vuajtje. E kjo e gjitha ka një emër, tha Baerbock: “Ishte Hamasi, që më 7 tetor solli terrorin e tmerrshëm në Izrael dhe ushtroi krime të neveritshme.” Në afat të shkurtër është e rëndësishme, që të zbutet vuajtja, atje ku ajo është më e madhe, tha ministrja e Jashtme, e gjendja është emergjente në Rripin e Gazës. Ndaj Gjermania ka rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në rreth 50 milionë euro.

Të enjten (19.10.2023) në Aman ajo bisedoi me drejtorin e organizatës së OKB për Ndihmat për Palestinezët, UNRWA, Philippe Lazzarini. Ky i fundit i shpjegoi asaj “gjendjen ekstremisht të rëndë” në Rripin e Gazës. Ka mbi një milionë rë dëbuar brenda vendit. 3700 vetë kanë vdekur, tha Lazzarini duke iu referuar të dhënave të Autoriteteve të Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. Në këtë rajon nuk ka ujë të pijshëm.

Mundësi të kufizuara për ndërmjetësim

A mund të ndërmjetësojë Gjermania në këto rrethana? Po, por sipas gjendjes, mundësitë janë të kufizuara thotë Peter Lintl, ekspert për Izraelin pranë

Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin: Ndërmjetësimi gjerman pranohet sa u përket pengjeve. “Këtu Gjermania mund të veprojë për të ndihmuar.”

Por mbështetje tjetër Gjermania nuk mund të japë për arsye që janë të kuptueshme: “Gjermania nuk flet me Hamasin.”

Sidoqoftë Gjermania mund të ndërmjetësojë në oragnizimin e ndihmave humanitare. “Kjo pranohet edhe nga Izraeli, sepse ndihma kërkohet edhe nga ana e SHBA-së.”

Ndaj kontributi gjerman për zbutjen e krizës mund të konsistojë në këto dy aspekte, thekson Lintl: “Pengjet dhe ndihma humanitare.”

Parimisht një pjesë e vendeve arabe e shohin me rezerva politikën e jashtme të Gjermanisë. Annalena Baerbock e ndjeu këtë vet në Aman: Ku sipas mediave u mor me rezerva deklarata e saj, që Izraeli është viktimë e terrorit të Hamasit dhe ka të drejtë të mbrohet.

Sipas Lintl ka në përgjithësi rezerva, “por njëkohësisht edhe gatishmëri pragmatike për bashkëpunim, atje ku kjo është e mundur.”

Bota arabe solidarizohet me palestinezët

Bisedimet që zhvilloi Baerbock në kryeqytetet e katër vendeve të Lindjes së Mesme u zhvilluan në sfondin e një sërë demonstratash solidariteti me njerëzit në Rripin e Gazës. Në Egjipt (20.10.2023) dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës. Edhe në Aman mijëra vetë shprehën përkrahjen për palestinezët. Demonstratat janë një indikator për distancimin që kanë shtresa të tëra të popullsisë ndaj Izraelit.

Po ashtu në pjesë të madhe të vendeve arabe, njerëzit mendojnë, që shtetet perëndimore përkrahin pa kushte Izraelin. Formula, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, përsëritet pa asnjë kritikë, shkruhet në gazetën palestineze “Al ayyam”. Kjo gazetë i referohej në artikullin e saj edhe Gjermanisë. Njëkohësisht edhe në Jordanin Perëndimor po shpërthen dhuna.

Të tilla ndjesi kanë influencë ndaj vendimeve të qeverive në Kajro, Aman e në vende të tjera arabe. “Në shumë vende politikanët, që bashkëpunojnë ngushtë me vendet perëndimorë ndodhen tani nën presion ekstrem”, thotë në bisedë për DW, Simon Wolfgang Fuchs, profesor në fushën e studimeve për Islamin dhe Lindjen e Mesme në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

“Izraeli nuk do përpjekje për ndërmjetësim”

Një tjetër arsye e mundësive të kufizuara për ndërmjetësim, sipas Lintl, është edhe, se: “Izraeli vet nuk do asnjë përpjekje për ndërmjetësim. Një ofertë e tillë ndërkohë do të ndalohej.” Qëllimi i Izraelit është t’i japë fund sundimit të Hamasit. “Një ndërmjetësim do të ishte përkundër këtij qëllimi.” Një ndërmjetësim pranohet, nëse është fjala për lirimin e pengjeve. “Përveç kësaj nuk pranohet asnjë lloj tjetër ndërmjetësimi.”/DW

Ju sugjerojmë

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Para
Shqiptarët shpenzuan 15.6 milionë euro në tetë muaj për sigurimin e udhëtimeve jashtë vendit

Shqiptarët shpenzuan 15.6 milionë euro në tetë muaj për sigurimin e udhëtimeve jashtë vendit

U vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu policinë, 33-vjeçarit i zbulohet edhe një parcelë me drogë

U vetëplagos me kallashnikov dhe gënjeu policinë, 33-vjeçarit i zbulohet edhe një parcelë me drogë

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com