Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania, qendër e shfrytëzimit seksual? Scholz: E papranueshme që burrat të “blejnë” gra! 

2023/11/20 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania, qendër e shfrytëzimit seksual? Scholz: E papranueshme që burrat të “blejnë” gra! 

Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi të mundshëm të shitjes së shërbimeve seksuale në Gjermani. Këtë kërkesë kanë dërguar në Bundestag partitë CDU/CSU. 


Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se do të dëshironte të shihte kufizime të mëtejshme ligjore për shërbimet seksuale në Gjermani, duke shtuar se shitja e shërbimeve të seksit është “e papranueshme” dhe nuk duhet të jetë diçka “normale”. 

“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që burrat të blejnë gra,” tha Scholz në Bundestag. 

“Është diçka që më ka shqetësuar gjithmonë moralisht. Unë mendoj se ne duhet të shikojmë ligjin dhe të shohim se si mund të zgjidhet kjo çështje më së miri,” shtoi kancelari gjerman gjatë një debati në të cilën ai iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Bundestag. 

Kristiandemokratët dhe kristiansocialët nga partitë e Unionit CDU/CSU, grupit më të madh parlamentar opozitar në Bundestag, paraqitën një kërkesë për ndalimin e blerjes së shërbimeve seksuale sipas të ashtuquajturit “Modeli nordik”. 

Sipas këtij propozimi, makrotë dhe klientët duhet të ndëshkohen, shtëpitë publike duhet të ndalohen. Në të njëjtën kohë, prostitutat duhet të mbrohen për t’u mundësuar atyre që të dalin më lehtë nga ky mjedis. Partitë CDU dhe CSU bën thirrje për rregulla të ngjashme si në Suedi, Norvegji, Islandë, Kanada, Francë, Irlandë dhe Izrael. 

Gjermania: qendër e shfrytëzimit seksual? 

“Fatkeqësisht, Gjermania është kthyer në një qendër shfrytëzimi dhe abuzimi seksual,” tha nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU/CSU, Dorothee Bär, përgjegjëse për familjen dhe kulturën. Ajo vuri në dukje se 25.000 gra në Gjermani merren me prostitucion. Ajo kërkoi nga kancelari gjerman që të mbështetë propozimin e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve për të ndaluar shitjen e shërbimeve seksuale. 

Scholz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj kërkese, por tha se shpesh lidhet me abuzime, me dhunë dhe me strukturat kriminale. Ai shtoi se do të mirëpriste një diskutim se si të luftohen fenomene të tilla. 

A është e ligjshme puna seksuale në Gjermani? 

Parlamenti Evropian votoi gjithashtu për ndalimin e punës seksuale bazuar në të ashtuquajturin “modeli nordik”. Javën e kaluar, ministrja gjermane e Familjes Lisa Paus e Partisë së Gjelbër tha se qeveria federale nuk po planifikon asnjë ndryshim në Aktin e Mbrojtjes së Prostitutave në Gjermani. Ajo shtoi se ligji i vitit 2017, i cili ka hyrë në fuqi me qëllim të forcimit të pozitës ligjore të punonjësve të seksit, është në fuqi dhe do të rishikohet deri në vitin 2025. 

Puna seksuale ka qenë gjithmonë e ligjshme në Republikën Federale të Gjermanisë, por promovimi i kësaj pune konsiderohej si vepër “imorale” dhe penale deri në vitin 2002. 

Në RDGJ (ish-Gjermania Lindore), puna seksuale ishte e paligjshme dhe zyrtarisht nuk ekzistonte. Në shtator të vitit të kaluar, shoqata gjermane “Shërbimet Seksuale” u shpreh kundër të ashtuquajturit model nordik dhe tha se diskutimi po lëvizte “në dëm të një shoqërie tolerante dhe të drejtave të individëve” dhe se në këtë debat nuk janë përfshirë personat e prekur. /DW 

 



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
“Berisha nuk ka marrë njoftim për vendimin”, avokat Gjokutaj: Ky është proces i parregullt ligjor

Çështja “Partizani”/Mbërrin në gjykatë avokati i Sali Berishës 

Garda “gardh” tek dera e Kuvendit, kërkon të kontrolloi deputetët e opozitës para se të futen në sallë 

Garda “gardh” tek dera e Kuvendit, kërkon të kontrolloi deputetët e opozitës para se të futen në sallë 

“E keni kthyer në shtet policor?”, Bardhi i drejtohet ashpër punonjësit të Gardës: Kush jeni ju? 

“E keni kthyer në shtet policor?”, Bardhi i drejtohet ashpër punonjësit të Gardës: Kush jeni ju? 
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com