Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania po mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak! Ministri i Mbrojtjes: Heqja e tij ishte gabim 

2023/12/07 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania po mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak! Ministri i Mbrojtjes: Heqja e tij ishte gabim 

Përballë situatës aktuale të sigurisë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius beson se është i mundur rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ai tha se heqja e tij ishte gabim. 

Ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius beson se një rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i mundur. Politikani socialdemokrat i tha së përjavshmes “Die Zeit” se heqja e tij kishte qenë gabim. 

Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vërtet që tani do të çonte në “probleme të mëdha kushtetuese dhe strukturore”. 

Megjithatë, diskutimi për këtë do të marrë vrull duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes. 

Pistorius theksoi se gjermanët në përgjithësi duhej të jenë gati për një ndryshim në mentalitet. Kohët e përfitimit nga paqja dhe të shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes kanë mbaruar. Përkundrazi, tha Pistorius, tani duhet të jemi në gjendje të pengojmë përsëri një agresor të mundshëm – pavarësisht nëse u pëlqen apo jo kjo të gjithëve. 

Në këtë kontekst, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe formulimin e tij, që ka ngjallur polemika se Bundeswehr duhet të jetë i “aftë për luftë”. 

Debat për rekrutimin 

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte temë në konferencën e Bundeswehr-it pothuajse një muaj më parë. Shoqata e Bundeswehr-it e kishte përshkruar rifutjen si një “mënyrë të fundit” për rekrutimin e personelit. Por në përgjithësi duhet të ketë edhe kushte më tërheqëse. Përballë kërcënimeve të reja dhe komplekse, është e rëndësishme që të rekrutohet shpejt më shumë personel për trupat. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë janë ngritur dyshime nëse Bundeswehr-i do ta arrijë objektivin e tij të deklaruar për 203.000 burra dhe gra me uniformë deri në vitin 2031. 

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në Gjermani në korrik 2011, pas 55 vjetësh, nën ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU). Në praktikë kjo çoi në një eleminim të kryerjes shërbimit ushtarak dhe të shërbimit civil në komunitet. /DW 

Ju sugjerojmë

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator
Kryesore

Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator

8 Shtator, 2025 3:00 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Para
U pezullua nga detyra e Prefektit, Granit Gjana paraqitet në SPAK  

U pezullua nga detyra e Prefektit, Granit Gjana paraqitet në SPAK  

Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Rama: Informacione dhe harta  që nga Iliria e deri në ditët e sotme  

Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Rama: Informacione dhe harta  që nga Iliria e deri në ditët e sotme  

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Vangjush Dakos 

SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon 

TE FUNDIT

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
8 Shtator, 2025

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
8 Shtator, 2025

6 të vdekur dhe të paktën 7 persona u raportuan të plagosur pas sulmit të armatosur në Ramot, pjesë e...

Lexo më shumë

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

Auto-Skicë
8 Shtator, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media tha se përballë Letonisë do përgatisë një formacion, i cili...

Lexo më shumë

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
8 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com