Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania përuron bazën e re detare të NATO

2024/10/22 at 6:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania përuron bazën e re detare të NATO

Gjermania përuroi në qytetin bregdetar verior të Rostock një bazw të re taktike detare shumëkombëshe për Detin Baltik. Krijimi i kësaj qendre nxjerr në pah rëndësinë e Detit Baltik për NATO-n pasi marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan pas sulmit kundër Ukrainës.

Selia e Komandës së Task Forcës (CTF) Baltik do të koordinojë aktivitetet detare të të gjithë aleatëve të NATO-s në Detin Baltik.

E udhëhequr nga Gjermania, CTF Baltik do të jetë “gati për të udhëhequr operacionet detare në kohë paqeje, krize dhe lufte”, tha ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

“Mesazhi ynë për partnerët tanë dhe për ata që kërcënojnë paqen tonë është i thjeshtë: Gjermania qëndron e vendosur në angazhimet e saj”, tha Pistorius gjatë një fjalimi në Rostock.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë sigurinë e rajonit të Baltikut, forcën e NATO-s dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, shtoi Pistorius.

Komanda detare në Rostock tani ka një ekip që bashkëpunon me vende të ndryshme dhe që, sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, do të kryejë detyra shtesë në emër të NATO-s në të ardhmen.

Qendra do të drejtohet nga një admiral gjerman dhe do të ketë personel nga 11 vende të tjera të NATO-s.

Krijimi i kësaj qendre thekson rëndësinë e Detit Baltik për NATO-n pasi marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan pas luftës në Ukrainë, me flotën ruse të Baltikut me bazë pranë Kaliningradit.

Kaliningradi është një enklavë ruse në Baltik, e izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit të Rusisë dhe e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.

Sigurimi i korsive në det të hapur në Detin Baltik është bërë gjithnjë e më jetike për aleancën pas zgjerimit të saj drejt lindjes në fund të Luftës së Ftohtë.

Rënia e Perdes së Hekurt bëri që Polonia, një ish-vend i Traktatit të Varshavës, dhe Lituania, Letonia dhe Estonia, ish-shtete sovjetike, të anëtarësohen në NATO.

Kohët e fundit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, fqinjët nordikë Finlanda dhe Suedia gjithashtu iu bashkuan NATO-s.

Rëndësia strategjike e Baltikut për NATO-n ka ndryshuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Më parë, roli kryesor i aleancës do të kishte qenë parandalimi i Flotës Baltike të Bashkimit Sovjetik që të arrinte në Detin e Veriut. Qëllimi ishte të parandalonte luftanijet e Moskës që të sulmonin autokolonat amerikane të furnizimit thelbësor për mbrojtjen e Evropës.

Që nga pranimi i Shteteve Baltike, NATO duhet të sigurojë që rrugët detare të mbeten të hapura në rast se korridori i ngushtë tokësor që i lidh ato me Poloninë bllokohet në një konflikt me Rusinë. DW

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Deputetët e PD-së nisin vizitën në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri!

Deputetët e PD-së nisin vizitën në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri!

Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ilir Rusi, kreu i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Polakët kryesuan qëndrimet në hotele gjatë Gushtit

Polakët kryesuan qëndrimet në hotele gjatë Gushtit

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com