Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania në borxhe rekorde

2025/06/26 at 9:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania në borxhe rekorde

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e internetit të shpejtë – këto janë vetëm disa nga dukuritë e përditshme në Gjermani.  Por kjo duhet të ndryshojë së shpejti. “Ne duam që ekskavatorët të fillojnë të punojnë shpejt tani,” tha ministri i Financave Lars Klingbeil ndërsa prezantoi planet e tij për buxhetin në Berlin.


Të martën (24 qershor), zyra e qeverisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, kornizën e buxhetit për vitin 2026 dhe parashikimin e përafërt financiar deri në vitin 2029. Qeveria miratoi edhe një projektligj që do të krijojë një fond të posaçëm për infrastrukturën dhe klimën, të financuar përmes huamarrjes.

Një kthesë në politikën financiare

Investimet në infrastrukturë do të luajnë një rol kyç në të ardhmen. Vetëm këtë vit, buxheti ka caktuar 115 miliardë euro investime. “Vendi ynë është shkatërruar dhe është lënë pas dore shumë. Prapambetja e investimeve është e madhe,” tha Klingbeil, i cili është gjithashtu zv.kancelar dhe kreu i SPD.

Rehabilitimi i infrastrukturës duhet të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e një ekonomie që po tregon shenja dobësie. Përveç kësaj, është planifikuar një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve për mbrojtjen.

Plani financiar i qeverisë së re shënon një kthesë në politikën fiskale gjermane. Në nëntor 2024, qeveria e mëparshme ra për shkak të një konflikti mbi financimin e buxhetit.

Zgjedhjet e reja u mbajtën në shkurt 2025 dhe tani në pushtet janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët. Problemi i arkës së zbrazët të shtetit do të zgjidhet duke marrë hua në një shkallë të paparë. Edhe para se të merrnin pushtetin, partnerët e koalicionit, me pëlqimin e të Gjelbërve, miratuan një paketë të madhe financiare për vitet e ardhshme – 500 miliardë euro për investime në infrastrukturën e lënë pas dore. Praktikisht nuk ka asnjë limit huamarrjeje për armatosjen e Bundeswehrit dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të Gjermanisë.

Qindra miliarda investime

Planet e Klingbeil rreth 50 ditë pas marrjes së pushtetit tregojnë se çfarë do të thotë kjo. Shpenzimet buxhetore të këtij viti janë planifikuar të jenë 503 miliardë euro, nga të cilat rreth 143 miliardë do të financohen përmes kredive.

Në vitet e ardhshme, borxhi do të rritet dhe në total duhet të arrijë në 847 miliardë euro. Këto janë vlera rekord të paprecedentë, por zëvendëskancelari i ka mbrojtur me forcë planet e tilla. Gjermania ka një borxh prej 63 për qind të PBB-së së saj, që është dukshëm më i ulët se vendet e tjera, borxhi i të cilave ndonjëherë është më i lartë se 100 për qind.

Kritika ndaj “frenit të borxhit”

Asgjë nuk është më e shtrenjtë se ngecja ekonomike e viteve të fundit, thekson Klingbeil. “Ndryshe prej disa paraardhësve të mi, unë nuk kam ndonjë motivim të veçantë për të ruajtur paratë dhe për të mos i shpenzuar ato, nëse shoh se asgjë nuk po përparon në vend”, kritikon ai këmbënguljen e ministrave të mëparshëm të Financave për ekuilibrin fiskal.

Ky ekuilibër është i futur edhe në Kushtetutë dhe në fakt përcakton që shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa mbledh. Për të përjashtuar programin e investimeve dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga e ashtuquajtura “freni i borxhit”, ishte e nevojshme të ndryshohej Kushtetuta.

10% e buxhetit për interesa

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë pesë për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje në afat të mesëm, nga të cilat 3.5 për qind në shpenzime tradicionale ushtarake. Klingbeil dëshiron ta arrijë këtë synim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas planit të tij, buxheti i mbrojtjes i Gjermanisë gradualisht do të dyfishohet deri në vitin 2029 – në 152.8 miliardë euro. Kjo do të ishte 3.5 përqind. Klingbeil thotë se Gjermania duhet të jetë “e përgatitur në fushat e parandalimit dhe mbrojtjes”. Ana negative e huamarrjes është rritja e kostove të interesit. Ministria e Financave vlerëson se barra e interesit në vitin 2029 do të arrijë në pothuajse 62 miliardë euro.

Kjo është dyfishi i parashikimit për vitin 2025. Sipas planit financiar të qeverisë, dhjetë për qind e buxhetit duhet të ndahet për interesin deri në vitin 2029.

Ku mund të bëhen kursime?

Vetëm kostot e interesit janë arsye e mjaftueshme për të marrë në konsideratë masat e kursimit në buxhetin e rregullt në vitet e ardhshme. Konsolidimi është, sipas Klingbeil, një pjesë e fortë e planit të tij. Përveç kësaj, 100 miliardë euro në fonde speciale për Bundeswehrin, të cilat u ndanë në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, do të shpenzohen deri në vitin 2027.

Pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes në buxhetin e rregullt do të rritet ndjeshëm, duke lënë pak hapësirë për shpenzime të tjera. E Majta, e cila është në opozitë në Bundestag, ka qenë kritike e ashpër për këtë. Sipas tyre, qytetarët nuk kanë nevojë për “tanke, por për

Më pak para për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të klimës?

Kritika po vijnë edhe nga shoqatat sociale. Organizata bamirëse e kishës protestante Diakonie beson se “investimet në infrastrukturën sociale dhe sigurimet shoqërore” janë shumë modeste. Siguria e brendshme dhe e jashtme përfshin gjithashtu “luftën kundër varfërisë, mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë, kujdesin për të moshuarit dhe të sëmurët, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, integrimin e refugjatëve, si dhe mbrojtjen e klimës me drejtësi sociale”, thekson organizata humanitare ungjillore.

Të Gjelbrit, të cilët janë në opozitë në Bundestag, janë veçanërisht të shqetësuar që 100 miliardë eurot e destinuara për masat klimatike do të përdoren edhe për të financuar uljen e çmimeve të energjisë. Të Gjelbrit besojnë se mbrojtja e klimës po reduktohet në një artikull margjinal në buxhet.

Projektbuxheti për vitin 2025 shkon në Bundestag, ku së pari diskutohet në komisione dhe në një seancë plenare para pushimeve të verës, e ndoshta do të ndryshohen disa pika. Miratimi prite në shtator. Parlamenti në Gjermani ka autoritetin suprem mbi buxhetin.

Ndërkohë, ministri i Financave Lars Klingbeil po punon në një draft për vitin 2026, të cilin planifikon t’ia paraqesë kabinetit më 30 korrik. Duke filluar nga shtatori, ky buxhet do të jetë gjithashtu objekt debati në Bundestag, dhe do të miratohet deri në fund të nëntorit. DW



Ju sugjerojmë

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Para
Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Shkodër/ Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
















TE FUNDIT

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
23 Tetor, 2025

Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës...

Lexo më shumë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
23 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Mësohet se...

Lexo më shumë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
23 Tetor, 2025

Volodymyr Zelensky u është drejtuar udhëheqësve në Këshillin Evropian të mërkurën. Udhëheqësi ukrainas tha se ekziston një armë që mund...

Lexo më shumë

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
23 Tetor, 2025

Jo takim, por sanksione. Presidenti amerikan nuk priti shumë para se të kalonte nga biseda miqësore telefonike me Putinin, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com