Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania miraton sot rregulloren e re: Kush është pa leje qëndrimi dëbohet menjëherë

2023/10/25 at 11:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania miraton sot rregulloren e re: Kush është pa leje qëndrimi dëbohet menjëherë

Kabineti qeveritar gjerman miraton rregullore të reja për dëbime më të shpejta të emigrantëve pa të drejtë qëndrimi. Projektligji i ministres së Brendshme, Nancy Faeser është pritur me kritika brenda koalicionit.

Dëbime konsekuente. Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri të ditur në Bundestag se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermani jetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.

“Kjo do të ndihmojë”

Në verë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet. Para dy javësh politikanja socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit. Të mërkurën kabineti qeveritar gjerman miraton rregullore të reja për dëbime më të shpejta të migrantëve pa të drejtë qëndrimi.

Në të parashikohen një sërë masash: Më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft” -burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit -në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani. “Nga njëra anë kemi zgjatur ndalimin për shkaqe dëbimi, kjo është sigurisht një pikë”, tha Faeser. Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt.

Përveç kësaj policia merr të drejtën të kërkojë personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në strehimoret e përbashkëta edhe në dhomat e bashkëbanorëve. Dhe në fund dëbimet e personave me detyrim largimi nuk do të paralajmërohen më, përveç rasteve të familjeve me fëmijë nën 12 vjeç. Ministrja Faeser shpreson që të arrijë në këtë mënyre uljen e migracionit ilegal. “Kjo do të ndihmojë”, tha Faeser.

Koalicioni i dyzuar

Brenda partive të koalicionit qeverisës në Gjermani masat e parashikuara nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Kritika kanë ardhur nga disa pjesë të Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit, si politikanja Filiz Polat. “Sipas pikëpamjes sonë këto janë ndërhyrje masive në të drejtat themelore.E drejta e dëbimit duhet të ashpërsohet -sipas qëndrimit tim kjo është jo-proporcionale dhe shumë e rëndë.”

Nga ana e partneres të vogël të koalicionit, Partisë Demokratët e Lirë, FDP dëgjohen tone miratuese. Për drejtuesin ekzekutiv të grupit parlamentar liberal, Stephan Thomae është e qartë. “Shteti duhet të krijojë edhe kushtet, që vendimet e tij të zbatohen.”

Olaf Scholz kërkon mbështetjen e opozitës

Pas vendimit të qeverisë projektligji kalon në Bundestag. Ndoshta edhe për shkak të devijuesve brenda radhëve të koalicionit, kancelari kërkoi mbështetjen e opozitës duke i drejtuar letër kreut të Partisë Kristiandemokrate, CDU, Friedrich Merz për të mbështetur këtë projektligj. Nga opozita janë dhënë sinjale të përmbajtura miratuese.  “Ky është një hap i vogël në drejtimin e duhur”, është shprehur drejtuesi ekzekutiv i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei.

AfD shikon konfirmim të politikës së saj, E Majta kritikon

Drejtuesja e AfD, Alice Weidel i cilësoi planet e ministres së Brendshme si kopje të kërkesave të partisë së saj. “Nga një panik i qartë natyrisht merren tani edhe kërkesat e AfD-së.” Kurse E Majta kritikon marrjen e narrativave të djathta në politikën e refugjatëve. Zëdhënësja për politikën e migrimit në partinë E Majta, Clara Bünger shikon në këtë projektligj shkelje të proporcionalitetit dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor veçanërisht tek “dëbimet e palajmëruara pas qëndrimit të gjatë.”

Për shkak se shumë vende refuzojnë të marrin të dëbuarit dhe marrëveshjet e ripranimit kërkojnë kohë të gjatë, nuk dihet ende, se çfare efekti do të kenë masat e ashpërsuara./DW

Ju sugjerojmë

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
Bota

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

20 Gusht, 2025 4:01 pm
Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
Aktualitet

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

20 Gusht, 2025 3:47 pm
“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës
Aktualitet

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

20 Gusht, 2025 3:25 pm
Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
Aktualitet

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

20 Gusht, 2025 3:05 pm
UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
Aktualitet

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

20 Gusht, 2025 2:47 pm
Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
Bota

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

20 Gusht, 2025 2:37 pm
Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
Sport

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

20 Gusht, 2025 2:16 pm
Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor

20 Gusht, 2025 1:58 pm
Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja
Aktualitet

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

20 Gusht, 2025 1:40 pm
Para
Shtyhet deri më 15 Nëntor censi i popullsisë dhe i banesave

Shtyhet deri më 15 Nëntor censi i popullsisë dhe i banesave

Dyshohet se përdhunuan të renë, burg për dy të rinjtë. Kërcënimi ndaj gazetares: Jemi në gjak

Dyshohet se përdhunuan të renë, burg për dy të rinjtë. Kërcënimi ndaj gazetares: Jemi në gjak

Sot seanca e dytë në GJKKO/Berisha: Procesi politik i shekullit! Prokurorë të lidhur me pushtetin kriminal të Edi Ramës

Sot seanca e dytë në GJKKO/Berisha: Procesi politik i shekullit! Prokurorë të lidhur me pushtetin kriminal të Edi Ramës

TE FUNDIT

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
20 Gusht, 2025

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë...

Lexo më shumë

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
20 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir...

Lexo më shumë

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
20 Gusht, 2025

Të tjera informacione mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Irschenberg të Gjermanisë, ku një...

Lexo më shumë

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës
20 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga momentet për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com