Gjermania është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 2-0 ndaj Danimarkës.
“Panzerat” realizuan që në minutën e katërt me Schlotterbeck, por goli u anulua për faull.
Në fundin e fraksionit, sfida u ndërpre përkohësisht, për shkak të kushteve atmosferike.
Pjesa e dytë filloi “zjarr”, të besuarit e Hjulmand “tundën rrjetën” me Andersen, gjithsesi, goli u anulua për një pozicion miliketrik.
Gjermania fitoi penallti më pas, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Havertz.
Në të 68-tën, Musiala dyfishoi shifrat, duke siguruar kështu një biletë për në fazën tjetër.