Gjermania ka filluar të trajnojë ushtarët ukrainas në tanket e saj Leopard 2. Trajnimi po zhvillohet në qytetin Munster në Gjermaninë perëndimore dhe është planifikuar të përfundojë në fund të marsit kur Gjermania pritet të dorëzojë tanket në Ukrainë, shkruhet në median e huaj CNN.
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe SHBA-së njoftuan muajin e kaluar se do të dërgonin kontigjente tankesh në Ukrainë, duke siguruar Kievin me automjete të blinduara sulmuese dhe duke lëshuar mjete të reja të fuqishme në përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia./Opinion.al