Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania e pasur, njerëz të varfër

2023/12/22 at 9:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania e pasur, njerëz të varfër

Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani bien në varfëri dhe disa madje humbasin edhe shtëpitë.


Qeveria synonte ta kapërcente problemin e mungesës së strehimit deri në vitin 2030.

Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë të pastrehët mund të hanë, pinë, të ngrohen dhe të përdorin tualetin në hapësirat e kishës së komunitetit Tabor në Berlin.

Së shpejti do t’u ofrohet edhe një vakt me gjellë të ngrohtë. Akoma ndjehet se një natë më parë këtu kanë fjetur shumë njerëz. Prej 30 vjetësh kisha ofron një herë në javë vende fjetjeje për të pastrehët. Rreth dyzet vetë e kalojnë natën në paradhomën e kishës. Ndonjëherë bëhen gjashtëdhjetë. Atyre u jepet diçka për të ngrënë. Dhe dy mjekë vullnetarë kujdesen për plagët ose sëmundjet.

Sabine Albrecht është pastore e bashkësisë Tabor. “Këtu vijnë edhe ata që bien nga shkallët e shoqërisë. Për disa gjendja është shumë e mjerueshme”, thotë ajo. Ata që vijnë për të fjetur, janë të ndryshëm nga ata që vijnë në kafene të mërkurën, thotë priftëresha. Shumë vijnë nga Evropa Lindore, disa madje kanë punuar – në kushte të pasigurta pune. Disa kanë probleme varësie, përvoja dhune, sëmundje psiqike. Albrecht tregon për një burrë që “fle këtu prej njëzet vjetësh.” 59-vjeçarja madje edhe i ka varrosur dy nga të ftuarit, siç i quan ajo.

Si mund të përballohet kaq shumë mjerim? “Sindroma e ndihmës nuk të ndihmon. Nevojitet të jesh e fortë dhe gjërat nuk duhen marrë personalisht”, thotë Albrecht. Fjala është që të jesh në gjendje të përballesh edhe me njerëz agresivë dhe të ashpër. Për këtë nevojiten njerëz si Margot Moser, e cila ka ndihmuar që në fillim në organizimin e qëndrimeve për të pastrehët gjatë natës. Së bashku me njëzet ndihmës të tjerë 79-vjeçarja ndihmon edhe sot në mënyrë aktive. Ndoshta ngaqë asaj gjithmonë i është dashur t`ia dalë me pak para, dëshiron të ndihmojë. Megjithatë ajo nuk ka iluzione. “Disa e kanë pësuar nga budallallëku: Ata bashkëjetojnë me dikë, heqin dorë nga banesa e tyre, pastaj ndahen – dhe ngelen në rrugë,” thotë ndihmësja e bashkësisë. Dhe kush humbet sot banesën, nuk mund të gjejë aq shpejt një të re.

Shumë të pastrehë nuk janë të përfshirë në statistika

“Mungesa e strehës është një problem serioz social”, thotë për DW, Werena Rosenke, drejtoreshë menaxhuese e Shoqatës Federale për Ndihmën e të Pastrehëve (BAGW). Për Rosenke arsyeja kryesore është, se ka shumë pak hapësirë banimi, që është e përballueshme financiarisht.

BAGW është organizata ombrellë për shërbimet dhe strukturat e ndihmës për strehimin emergjent në Gjermani. Sipas përllogaritjes të tyre të fundit për vitin 2022 në Gjermani ishin të pastrehë 607.000 njerëz. Prej tyre rreth 50.000 jetonin në rrugë, pa asnjë strehë. Zyra Federale e Statistikave regjistron vetëm njerëzit në strehimore dhe arrin në 372.060 vetë.

Ndryshimi nga shifrat më të ulëta të Zyrës Federale të Statistikave qëndron në metodën e numërimit. BAG W regjistron shifrat për një vit të tërë dhe jo për një datë të caktuar.Ajo numëron edhe të pastrehët e fshehur. Pra njerëzit pa banesë të tyren, që flenë në divan te miqtë, anëtarët e familjes apo të huajt.

Të pengohet paraprakisht mungesa e strehës

Për Werena Rosenke gjërat nuk duhet të arrijnë deri në këtë pikë. “Prevencioni është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të parandalojmë, që njerëzit të humbasin banesën. Shumëkush as nuk e di se mund të aplikojë për para për banesë”, thotë Rosenke. Për komunat do të ishte më e leverdisshme, sikur të merrnin përsipër borxhet e qirave, në vend që të financojnë bujtjet në hotele ose akomodime të tjera, që shpesh janë shumë të shtrenjta”, thotë ajo.

Werena Rosenke përmend shumë masa, që mund të parandalojnë shpejt dhe pa shumë shpenzime humbjen e banesës. Për shembull rinovimin e strehimoreve emergjente dhe shndërrimin e tyre në banesa sociale. Sepse banesat sociale tani janë si pluhur ari: shumë të rralla.

Ndërtimi banesave sociale është gjithçka

Qëllimi i qeverisë gjermane është të ndërtojë 400.000 banesa të reja në vit; 100.000 prej tyre duhet të jenë banesa sociale. Por qeveria është me kilometra larg këtyre synimeve. Për Werena Rosenke ky është gjithsesi një objektiv modest: 100.000 banesa sociale në vit, siç është premtuar nga qeveria, nuk do të kishin ndryshuar sa duhet situatën e mungesës së strehimit të përballueshëm, thotë ajo. Përveç banesave sociale do të nevojiten edhe 100.000 banesa të tjera të përballueshme financiarisht.

Në vitet e fundit janë krijuar vetëm rreth 25.000 banesa të reja sociale”, ankohet shefja e BAG W.  Rosenke bën thirrje për kuota fikse për njerëzit e pastrehë në banesat sociale. Sepse për shkak të paragjykimeve ata shpesh as që konsiderohen si qiramarrës të mundshëm.

Komiteti Drejtues i të pastrehëve është në bisedime me qeverinë. Ajo ka bërë të ditur se përmes një plani veprimi deri në vitin 2030 dëshiron t’i japë fund të qënit i pastrehë në Gjermani. Plani i veprimit pritet të miratohet nga kabineti qeveritar në pranverën e vitit 2024. Megjithatë mund të kalojnë vite, para se ai të zbatohet nga landet dhe komunat.

Të kthehemi te bashkësia Tabor. Në paradhomën e kishës janë ende rreth dhjetë veta. Një burrë është shtrirë para kaloriferit në korridor. Pastorja Sabine Albrecht buzëqesh dhe thotë: “Disa e bëjnë këtë për t’u ngrohur sërish.” Dy burra lexojnë libra me bukën dhe kafen e bashkësisë përpara. Ata duken si studentë të vjetër. Kjo i bie në sy edhe pastores. “Gjithnjë e më shpesh në kafenenë e së mërkurës vijnë këtu njerëz, për të cilët nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se janë në nevojë apo të pastrehë.”/DW



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Rigjenerimi i zonës së Pishë-Poros, Rama: Një program që nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve

Rigjenerimi i zonës së Pishë-Poros, Rama: Një program që nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve

Pamje të rënda nga sulmi në Prangë/ Autori shihet i pozicionuar për të qëlluar nga distanca

“Kam dashur gjithnjë të bëhem maniak”, autori e paralajmëroi masakrën në Çeki

Të shtënat me armë në burgun e Peqinit, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Vrasja në burgun e Peqinit/ Pas arrestimit të Kamber Hoxhës, emërohet drejtori i ri
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com