Gjermania e Joachim Low, është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2016, pasi eliminoi me shumë lehtësi Sllovakinë – duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Golat për gjermanët i shënuan Jerome Boateng, Mario Gomez dhe Julian Draxler.
Gjermania është çerekfinalisti i pestë në këtë Evropian, pas Portugalisë, Polonisë, Uellsit dhe Francës.