Dy persona janë vrarë nga të shtëna me armë të regjistruara në një fabrikë të Mercedes-Benzit në Gjermaninë jugperëndimore.
BBC raporton se një 53-vjeçar hyri në sallën e prodhimit në fabrikën në Sindelfingen dhe hapi zjarr duke qëlluar dy 44-vjeçarë.
Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë më vonë në spital. Askush tjetër nuk u lëndua.
Stafi i sigurisë e ndaloi të dyshuarin dhe ia dorëzua oficerëve të cilët e arrestuan pa rezistencë, tha policia.
Incidenti ndodhi rreth orës 07:45 me orën lokale (05:45 GMT), tha policia në qytetin e Ludëigsburg.
“Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga lajmi tragjik nga Sindelfingen këtë mëngjes. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë kolegët në vend,” tha Mercedes-Benz në një deklaratë.
Mercedes-Benz prodhon modelin e tij luksoz S-Class në fabrikën Sindelfingen, e cila punëson rreth 35,000 njerëz.
Zyra e prokurorit të Shtutgartit tha se kishte një autor të vetëm dhe askush jashtë fabrikës nuk ishte i përfshirë.
Gjermania ka ligjet më të rrepta të armëve në Evropë dhe autoritetet thonë se po planifikojnë t’i shtrëngojnë ato më tej.