Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ Rritje rekord e kriminalitetit me motive politike

2024/05/22 at 8:48 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani/ Rritje rekord e kriminalitetit me motive politike

Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje, thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të bërë publik nga Ministria e Brendshme dhe Enti Federal i Kriminalisitikës.

Arsyeja: edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe të luftës që pasoi në territorin e Gazës.

“Gjendja në Lindjen e Mesme ka influencuar në të gjitha nivelet me veprime të radikalizuara në Gjermani – me rritjen e qendrimeve antisemitiste, protestave në rrugë dhe rritjen e kriminalitetit me motive politike. Potenciali i përshkallëzimit është i madh.” Kështu u shpreh përmbledhtas presidenti i Entit Federal të Kriminalistikës Holger Münch, lidhur me këto zhvillime, kur bashkë me ministren e Punëve të Brendshme Nancy Faeser, prezantuan në Berlin raportin me rastet e regjistruara gjatë vitit 2023.

Mbi 60.000 akte penale të regjistruara me motive politike 

“Ata, që mbjellin indinjatë dhe urrejtje në shoqërinë tonë, janë bërë edhe më të zhurmshëm. Urrejtja në rrjet ka shpërthyer edhe më tej”, thotë ministrja socialdemokrate Faeser. Për herë të parë numri i të gjitha akteve të regjistruara arrin në mbi 60.000 – një rritje me rreth 1100 akte më shumë se në vitin 2022 dhe dyfish më shumë se vite më përpara.

Shumica e rasteve të regjistruara kanë të bëjnë me kundërvajtje propagandisktike. Në statistikën aktuale këto raste përbëjnë rreth një të tretën. Ndër to bie në sy kryesisht përdorimi i simboleve të organizatave antikushtetuese, si kryqi i thyer i nacionalsocialistëve. Por edhe nxitja e urrejtjes në popull, fyerjet dhe dëme materiale bëjnë pjesë në statistikë me kuota nga 13 deri në 15 përqind.

Rreziku më i madh vazhdon të mbetet ekstremizmi i djathtë: Gati gjysma e të gjitha akteve penale vjen nga radhët e këtij grupi. “Në asnjë sektor tjetër numri i viktimave nuk është kaq i lartë sa në rastin e ekstremizmit të djathtë”, thekson ministrja e Brendshme Faeser. Për të shqetësim të madh përbëjnë sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve. Prej dhunës ndaj tyre janë të prekura të gjitha partitë.

Në fokus janë gjithnjë e më shumë edhe ekstremizmi i majtë dhe islamizmi. Sikurse theksoi ministrja Faeser, këto janë veprime, që drejtohen kundër shoqërisë sonë të hapur dhe të lirë. “Janë vepra, që drejtohen kundër dinjitetit të njeriut dhe kundër demokracisë sonë.” Organet e rendit dhe të sigurisë do të veprojnë me të gjitha instrumentat ligjore në dispozicion për të parandaluar dhunën dhe veprimet ekstreme./DW

Ju sugjerojmë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura
Bota

Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura

25 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës
Bota

Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

25 Dhjetor, 2025 6:15 pm
Para
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Plagosja e 24-vjeçarit në Shënavlash/ Policia: Autori i dyshuar, djali i xhaxhait të tij

OKB ndal shpërndarjen e ushqimeve në Rafah

OKB ndal shpërndarjen e ushqimeve në Rafah

1 i vdekur dhe 1 i plagosur në minierën e Martaneshit, arrestohet administratori i galerisë

1 i vdekur dhe 1 i plagosur në minierën e Martaneshit, arrestohet administratori i galerisë

TE FUNDIT

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
26 Dhjetor, 2025

Dashi Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju...

Lexo më shumë

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
25 Dhjetor, 2025

Moderatori i njohur amerikan i talk show-ve, Jimmy Kimmel, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com