Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, paralajmërohet shtrëngimi i rregullave të qëndrimit. A do të ketë dëbime? 

2024/06/10 at 12:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani, paralajmërohet shtrëngimi i rregullave të qëndrimit. A do të ketë dëbime? 

Pasi Scholz filloi debatin për deportimet në Afganistan dhe Siri, paralajmërohet shtrëngimi i rregullave. A do të ketë dëbime? 

A duhet të deportohen kriminelët e rëndë dhe njerëzit e rrezikshëm në vende që konsiderohen të pasigurta, si Afganistani apo Siria? Një sulm fatal me thikë nga një 25-vjeçar afgan në Mannheim dhe vrasja e një polici në detyrë ka ndezur një debat të madh mbi këtë çështje. 

Dinamika në diskutim u soll nga deklarata e kancelarit federal gjermanOlaf Scholz: “Kriminelët e tillë duhet të deportohen – edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani. Kriminelët e rëndë dhe ata që përbëjnë një kërcënim terrorist nuk kanë çfarë të kërkojnë këtu”, tha politikani i SPD-së. 

Kreu i opozitës, presidenti i CDU-së, Friedrich Merz, kërkoi masa konkrete. Kohët e fundit në tetorin e kaluar, kancelari po fliste për dëbime masive – shumë pak ka ndodhur që atëherë, tha ai. Fjalët e Scholzit janë “formulim i shëndoshë”, komentoi Merz gjatë një paraqitjeje në transmetuesin publik ZDF dhe kërkoi: “Tani veprimet duhet të pasojnë”. 

Ministrja e Brendshme kërkon të shtrëngojë të drejtën e qëndrimit 

Ndonëse kancelari nuk shpjegoi detaje për zbatimin e kërkesës së tij, kolegia e tij partiake nga SPD, ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser, shpjegon se prej kohësh janë konsideruar mundësi shtesë për dëbimin e këtyre personave: Pyetja është se si mund të arrijmë që ata që kanë kryer krime këtu dhe që konsiderohen më tej si kërcënim për sigurinë, të largohen nga vendi. Unë do të paraqes së shpejti një propozim për të shtrënguar ligjin e qëndrimit në Gjermani për persona të tillë. 

Është planifikuar të futet në fuqi ligji kundër glorifikimit të terrorizmit si një arsye shtesë për dëbimin e personave të tillë. Pra personat që flasin mirë dhe mbështesin terrorizmin në të ardhmen do të dëboheshin më shpejtë. Por Faeser gjithashtu thekson se dëbimet, për shembull në Afganistan, në përgjithësi nuk janë lehtë të realizueshme për shkak të gjendjes së sigurisë atje. “Po zgjat kaq shumë, sepse ne nuk mund t’i largojmë ata drejt në vendet e originës dhe t’i lëmë atje këta njerëz”, tha ministrja e Brendshme. 

“Talebanët duan të përfitojnë nga dëbimet” 

Që kur talebanët rimorën pushtetin në Kabul në verën e vitit 2021, një ndalim për dëbimin e afganëve ka qenë në fuqi në Gjermani. Asnjë vend nuk mban marrëdhënie diplomatike me Afganistanin. 

Megjithëse talebanët treguan në një postim në rrjetet sociale se janë të hapur për bashkëpunim me Gjermaninë, ka një problem, shpjegon Sebastian Fischer, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme: “Talebanët duan të përfitojnë nga këto dëbime dhe të njihen si pushtet legal atje, pra të kenë njohje ndërkombëtare nga këto vende.” 

Negociatat e nevojshme me vendet fqinje 

Bashkëpunimi me regjimin taleban, i cili nuk respekton të drejtat themelore të njeriut dhe nën të cilin vuajnë veçanërisht gratë dhe fëmijët, do të ishte një gabim i madh, paralajmëron edhe komisionerja e qeverisë federale për të Drejtat e Njeriut, Luise Amtsberg nga Partia e Gjelbër. Është ndoshta ky shkaku pse qeveria federale po shqyrton deportimin përmes një devijimi nëpër vendet fqinje, si Pakistani apo Uzbekistani. Negociatat për këtë, besohet se nuk do të jenë të lehta. 

Ministrja e Brendshme dëshiron të parandalojë keqkuptimet e mundshme në lidhje me dëbimet: “Nuk bëhet fjalë për dëbimin e personave që janë dënuar tani, ata duhet të kryejnë dënimin fillimisht”, thotë Faeser. Diskutimi rreth deportimeve – duke përfshirë edhe ato në Afganistan – po vazhdon. Megjithatë, një zbatim i shpejtë i dëbimeve të tilla nga Gjermania vështirë se mund të pritet./DW 

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Matura 2024/Publikimi i tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, reagon ministria: Nuk e cenon procesin e provimit 

Matura 2024/Publikimi i tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, reagon ministria: Nuk e cenon procesin e provimit 

Video/Tensionohet situata para Bashkisë Tiranë, protestuesit djegin goma 

Protesta para Bashkisë Tiranë/Protestuesit djegin gomat dhe qëllojnë me vezë e sende të forta efektivët e policisë 

Tensione para Bashkisë Tiranë/Protestuesit qëllojnë me shishe, lëndohet një efektiv. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës 

Tensione para Bashkisë Tiranë/Protestuesit qëllojnë me shishe, lëndohet një efektiv. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës 

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com