Katër persona kanë mbetur të vdekur në Gjermani, pasi u përplasën nga një makinë.
Mësohet se teksa kalimtarët po ecnin në trotuar, makina u është afruar më shpejtësi dhe ka përplasur katër persona për vdekje. Mes katër viktimave ndodhet dhe një fëmijë i mitur.
Në ngjarjen e regjistruar në Berlin, ka dyshime se mund të jetë dhe një sulm terrorist. Por, deri më tani ende nuk është e qartë nëse përplasja e kalimtarëve ishte aksident apo e qëllimshme.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritet po punojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.