Një sulm terrorist ka ndodhur në një treg krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një automjet është future në mes të një turme njerëzish, duke lënë të paktën një të vdekur dhe disa të plagosur.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04.
Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.